KOSOVE - Kanë nisur përgatitjet për takimin e radhës mes kryeministrave kosovaro-serbë në Bruksel. Për këtë, ministrja për dialog Edita Tahiri është nisur një ditë më parë për në Bruksel, ndërsa sot ajo do të takohet me përfaqësues të Bashkimit Evropian. Sipas njoftimit në faqen e qeverisë, temë kryesore e takimit do të jetë vlerësimi i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.
 
Por, faktikisht ndonëse Kosova dhe Serbia janë pajtuar për disa çështje, ato nuk janë zbatuar.
 
Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, i pari pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, është parashikuar të mbahet më 9 shkurt, kësaj radhe me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë së BE, Federica Mogherini. Takimi i fundit mes kryeministrave shqiptaro-serb Hashim Thaçi e Ivica Daçiç është mbajtur më 31 mars të vitit të shkoi me ndërmjetësimin e paraardhëses së Mogherinit, Catherine Ashton.

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)