Mustafaj provokon me librin
"Ëndrra e doktorit” për Berishën

Mustafaj provokon me librin<br />
TIRANE - Një roman provokues që satirizon liderët e politikës shqiptare vjen në panairin e librit nga autori Besnik Mustafaj, ish-deputet dhe ish-ministër i jashtëm i qeverisë Berisha.
 
Libri i tij më i ri që mban titullin “Ëndrra e doktorit” fsheh personazhet e vërtetë përmes rishkrimit të stilizuar të një varianti tjetër të komedisë së njohur “Doktor Adhamudhi” të Andon Zako Çajupit.
 
Duke lexuar faqet e këtij libri, kuptohet qartë se liderët e politikës shqiptare të fshehur pas kësaj figure janë Enver Hoxha e Sali Berisha që njihet me epitetin “Doktori”, por edhe Edi Rama siç u shpreh vetë autori i librit Besnik Mustafaj.
 
"Unë besoj se është gjithëkohësia  shqiptare, në raport me problematikën që mbart “Doktor Adhamudhi”  që në origjinën e tij. Pra çdo tentativë për ta vendosur në një periudhë vetëm të lokalizuar kohore, do të ishte e gabuar. Unë shpresoj se ja kam arrit. Shumë ngjashëm mund të ishte, nëse duam ta themi asosacionin shumë më të qartë e gjej në një intervistë të Edi Ramës, babait të rilindjes së sotme, i cili sapo u bë kryeministër thotë se obsesionet e mia janë vdekja dhe përjetësia"- deklaroi  Besnik Mustafaj
 
Shkrimtari Besnik Mustafaj në fokus të këtij libri ka marrëdhëniet dramatike të individit me historinë dhe satirizon ata tipa liderësh që kanë udhëhequr Shqipërinë për gati një shekull që sipas analizës që i ka bërë Agron Gjekmarkaj në këtë promovim, ata kërkojnë që të marrin mbi vete meritat dhe atributet e historisë. 

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin