Mutacion i ri i COVID? Bino: Tek ne nuk ka deri tani! Pipero u infektua se organizmi s’ka antitrupa pas dozës së parë të vaksinës

Silva Bino, shefja e epidemiologjisë në ISHP, ka komentuar infektimin me COVID të mjekut Pëllumb Pipero pas 14 ditës që kishte bërë dozën e parë të vaksinës duke thënë se kjo është diçka që mund të ndodhi pasi me dozë e parë të vaksinë organizmi i njeriut nuk ka krijuar të gjitha antitrupat që duhen për të qenë i mbrojtur. Në një intervistë Skype për Report Tv, Bino tha se trupi krijon mbrojtje pas dozës së dytë të vaksinës që bëhet me diferencë kohë 21 ditë nga e para.

“Kjo mund të ndodh pasi organizmi nuk mund të krijojë antitrupa mbrojtës menjëherë pas dozës së parë dhe e gjithë kjo periudhë deri në marrjen e dozës së dytë mund të shërbejë si rast infektimi. Për këtë pas vaksinimit duhet të jemi sa më të kujdesshëm, menjëherë pas vaksinimit nuk jemi të mbrojtur. Doza e dytë është pas tre javës, ku organizmi mund të ketë krijuara antitrupa. Doza e parë nuk krijon mbrojtje totale, do të duhet deri në dy javë ku mund të filloj të krijojë antitrupa, kjo varet nga organizmi”, tha Bino.

Në lidhje me lajmet se në vendin tonë është shfaqur një mutacion i ri i virusit COVID-19, Bino tha se nuk ka një gjë të tillë dhe se strukturat po hetojnë dhe studiojnë nëse do të kemi raste të tilla. Por deri tani, Bino siguroi se një mutacion i ir i virusit në vendin tonë nuk ekziston.

“Deri tani nuk kemi asnjë të dhënë faktike apo epidemiologjike që të kemi më të bëjmë më lloje të reja të virusit. Ne po hetojmë dhe po shohim nëse kemi të bëjmë më virusin jo të zakonshëm”, tha Bino.

Bino foli me shqetësim edhe për rritjen e shifrave me COVID, duke thënë se kjo mbetet shqetësuese dhe se pas Viti të Ri, rritja e infektimeve është më e lartë.

“Rritja e shifrave është shqetësuese dhe po përpiqemi që të kontrollet sa më shumë. Kjo ka ardhur në rritje pas viti të ri dhe po punojmë fort me të gjitha strukturat sepse janë ata që bëjnë hetimin epidemiologjik në teren dhe të kuptojmë e marrim masa atje ku duhet”, tha Bino.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi