Sjellja e muxhahedinëve në Shqipëri, numri it ë cilëve mund të arrijë në 3 mijë, është kthyer në çështjen e ditës në diskutimet e njerëzve, por edhe politikës, pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë.
 
Por, duke mbetur tek e njëjta çështje, dy vite më parë deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko dhe ish kryeministri Sali Berisha patën deklaruar gjatë një aktiviteti në Paris, të opozitës iraniane se, Shqipëria i mbështet ata, madje Majko tha në atë kohë se “Unë jam muxhahedin”.
 
Siç mund ta shihni edhe përmes kësaj videoje, të xhiruar në takimin e mbajtur, Majko në fjalimin e tij shndërroi thënjen e Kenedit, duke elektrizuar sallën në të cilën mbahej takimi.
 
Në këtë takim Pandeli Majko shoqërohej edhe nga Arben Malaj, Mimoza Hafizi dhe 40 socialistë të tjerë, ku rikujtoi
shprehjen e Martin Luter King “I have a dream”, “Unë kam një ëndërr!”, duke e lidhur atë me dëshirën e tij për të ngrënë një akullore në mes të Teheranit me miqtë e tij të rinj, muxhahedin, video e cila u publikua edhe në faqen zyrtare të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Mbështetje në këtë takim, pati dhënë për opozitën iraniane edhe ish kryeministri Sali Berisha që e konsideroi opozitën iraniane si më të fortë dhe më të vjetër të të gjitha kohërave që luftoi për lirinë dhe dinjitetin e kombit të saj.

Unë erdha këtu për t’ju shprehur mbështetjen time, për përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme, për luftën tuaj për dinjitet. Ju admiroj ju dhe e di shumë mirë se me çfarë sfidash të mëdha ju përballeni, gjatë lëvizjes tuaj dhe me çfarë vështirësish. Erdha me shumë dëshirë këtu t’ju sjellë edhe përshëndetjet e bashkëqytetarëve tuaj, muxhahedinëve të Tiranës, një komuniteti të vogël të mrekullueshëm, që një vit më parë lanë kampin e Liberty dhe erdhën në kryeqytetin tonë. Ju duhet të jeni krenarë për ta. Një vit më parë qeveria amerikane dhe miqtë tuaj evropianë më kërkuan të marr një vendim dhe në fund unë nuk hezitova aspak, në kuadër të të drejtave të njeriut. Unë shpresoj që qeveria aktuale e Shqipërisë të marrë të njëjtin vendim për bashkëpatriotët tuaj që mund të vijnë nga kampi i Liberty” deklaroi në atë kohë Berisha.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)