Muxhahedinët, Mediat iraniane:
Shqipëria në prag lufte

Muxhahedinët, Mediat iraniane:<br />Shqipëria në prag lufte
“Shumë pak e dinë se ç’do të thotë të kesh futur luftën në oxhak”. Kështu shkruan agjencia e lajmeve iraniane, ‘Pars Today’ lidhur me faktin se Shqipëria ka pranuar muxhahedinët.

Agjencia e krahason pranimin e muxhahedinëve nga Shqipëria, të njëjtë me “vendosjen e izraelitëve në Palestinë në shekullin e kaluar”.

Në shkrimin e publikuar në “ParsToday” hidhen dyshime për pazaret që mund të jenë bërë mes qeverisë shqiptare dhe SHBA-së, për pranimin e muxhahedinëve në Shqipëri. 

Sipas kësaj agjencie, Rama pasi dështoi më armët kimike, nuk la rastin t’i shpëtonte çështja e muxhahedinëve”.  Madje, kjo media aludon për pazare që në rast se vërtetohen, ‘e kemi marrë te Gabi luftën’.

Shkrimi tek agjencia e lajmeve iraniane, 'Pars Today'
Nuk është problemi i një grupimi njerëzish, etnie, rrace, feje. Absolutisht jo. Çështja është se muxhahidinët janë armiq të shtetit të Iranit. Jo armiq e llafe, por luftëtarë aktivë, të shpallur armiq nga Teherani. Me ardhjen e tyre në Tiranë fronti i luftës Iran – Europë është në mes të atdheut tonë, të dashur.

Ai komunitet së shpejti pritet të hapë mediat e veta e të intensifikojë aktivitetin brenda kufijve dhe të mbrojtur nga shteti ynë. A i duhej ky rrisk Shqipërisë? Natyrisht çdo njeri e ka një çmim.

Pa folur për qeveritë e vendet. Për këtë pazar erdhi pak muaj më parë në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit Keri. Sa është pazari për të pranuar në mes të Shqipërisë armiqtë e shpallur të ish perandorisë Persiane? Sikur të jetë diçka me interes kombëtar, të tipit …bashkim me Kosovën….mbase ia vlen. Për të tjerat….leqë ç’dërdëllis unë “të tjerat”?

Kush ka parë gjë këto muaj, përveç muxhahidinëve të lumtur që u dyndën tek TEG-u për t’u paisur masivisht me androidët më të fundit dhe elektroshtëpiake të paguara nga “bamirësit”?I dështuar dhe poshtëruar në rastin e armëve kimike Rama nuk la t’i shpëtonte një rast i dytë. Opinioni nuk e kuptoi në kohë dhe shumë pak e dinë se ç’do të thotë të kesh futur luftën në oxhak.

“Ta kem mirë me Amerikën”, ëndrra dhe makthi i çdo politikani shqiptar i erdhi në shteg Edit tonë dhe ky nuk e la t’i ikte.A është pjesë e këtij pazari që në kulm të fushatës së korrje –shirjeve të hashashit Ambasadori Lu vlerëson rezultatet impresionuese të qeverisë së Ramës në ….luftën kundër drogës?

Është pjesë e këtij pazari impotenca politike e Bashës, presioni ndaj Metës dhe prepotenca e Ramës? Po një mandat i dytë i rilindjes? Nëse ky është pazari, do të thotë , jo e kemi blerë lirë, por e kemi marrë te Gabi luftën.

Amerika është duke u afruar me Iranin siç ky ka bërë tashmë edhe me BE -në. Po ne, atdheu i muxhaeidinëve? Po muxhahedinët që luftën e nisur dekada më parë do ta vazhdojnë në “tokën e premtuar”, Palestinën e gjetur në zemër të Ballkanit? E fundit: Po mediat?

Në fakt kjo puna e muxhahidinëve sa u mërmërit dhe u mbyll. Nuk ia kanë idenë as mediat? JO! Nuk është e vërtetë. Me pak të pyetur, me pak google a wikipedia e mëson se ç’janë muxhahidinët dhe rreziku i tyre. Por , si për çdo gjë tjetër në raport me rilindjen, edhe për këtë janë blerë. Duket se po aq lirë sa vet Rama në rastin e muxhahidinëve.


*Pars Today është agjensia e lajmeve iraniane me një eksperiencë 70 vjecare në trasnmetim. Ndërsa sot i është përshtatur teknologjisë së re nëpërmjet komunikimit online dhe mbulon ngjarje nga e gjithë bota madje lajmet ofrohen në 30 gjuhë të botës. Misioni isaj është të prezantojë Iranin në të gjithë botën. Për më tepër përfshirja e vendit në konflikte të ndryshme e ka kther këtë media në një burim të dhënash. Vetë ky medium thotë së përpiqet të transmetojë lajme të jspejta dhe të sakta. Kjo agjensi cilësohet si media e parë e cila transmeton lajmet të cilat kanë të bëjnë me shtetin Iranian dhe i drejtohet kryesisht audiencave të huaja.

L.Q/SHQIPTARJA.COM

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri