Muzaka fiton gjyqin, lojtar i lirë,
Tirana detyrohet ta dëmshpërblejë

Muzaka fiton gjyqin, lojtar i lirë,<br />Tirana detyrohet ta dëmshpërblejë
Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në Federatën Shqiptare të Futbollit i jep të drejtë lojtarit Gjergji Muzaka në gjyqin me ekipin e Tiranës.
 
Mesfushori fiton dëmshpërblimin dhe nga sot është një lojtar i lirë dhe mund të firmosë me cilindo ekip në merkaton e dimrit.
 
Sipas vendimit, të publikuar në faqen e FSHF, lojtari fiton pjesërisht të drejtën për pagat që pretendonte nga Tirana në kohën kur ishte i dëmtuar dhe jo vetëm.
 
Kështu Tirana detyrohet që ti paguaj Gjergji Muzakës shumën prej 10.697.000 lekë për mënyrën si e larguan.
 
Muzaka kërkoi nga klubi 16 muaj rroga, për një pagë mujore prej 700 mijë lekë, pra në total prej rreth 11 milionë lekësh, ndërsa ka dalë i fituar nga gjyqi, pasi do të marrë 10.697.000 lekë.

Muzaka
Vendimi i DHZK për Muzakën

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në