Muzaka në Korçë, mesazh tifozëve
bardheblu: "Më vjen keq, nuk kam faj"

Muzaka në Korçë, mesazh tifozëve<br />bardheblu: "Më vjen keq, nuk kam faj"
Skënderbeu duket se i ka lënë për në fund të merkatos lëvizjet e bujshme. Pas përforcimit me talentin e Teutës, Nazmi Gripshi, për 60 mijë euro, burime pranë klubit korçar konfirmojnë në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të Facebook se drejtuesit kanë arritur akordin për të rikthyer në Korçë mesfushorin e krahut të djathtë Gjergji Muzaka.

Futbollisti u largua disa ditë më parë nga Tirana duke zgjidhur kontratën me bardheblutë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. Ai e fitoi gjyqin duke marrë të drejtën e dëmshpërblimit me 107 milionë lek të vjetër nga kryeqytetasit.

Në një komunikim në faqen e tij të Facebook, mesfushori tiranas shpreh keqardhje për largimin nga klubi bardheblu dhe thekson se ky largim erdhi pa dëshirën e tij.

muzaka
  ( Shkrimi i Muzakës në Facebook pas zyrtarizimit me klubin e Skënderbeut )

Muzaka në Korçë gjen një ambient mjaft të njohur sepse aty ka fituar 3 tituj kampion, në vitet 2011, 2012 dhe 2014. Ai gjithashtu bashkohet me trajnerin Ilir Daja me të cilin punoi për një periudhë kohe te Tirana.

Sipas ‘Panorama Sport’ ende nuk bëhen të ditura detajet e kontratës, por për Muzakën ky duket se është shansi i fundit për të rigjetur formën e tij optimale në nivelet e larta të futbollit shqiptar.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos