Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve "Teuta", e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, me 27 dhe 28 gusht, në Rugovë të Kosovës dhe në Kotorr të Malit të Zi, do të  organizojë manifestimin letrar "Muzat e Alpeve 2014?.

Gjatë këtyre ditëve , sipas burimeve nga kjo shoqatë, do të organizohet një tryezë e rrumbullaket me temën: "Bashkëpunimi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi dhe integrimet evropiane në fushën e letërsisë",  si dhe do të promovohet  libri i autorit të mirënjohur boshnjak Safet Hadrovic "Zrtve-Viktimat".

Ky aktivitet i cili do të shoqëruat me nje mbremje poetike, do të vijojë në Kotorr të Malit te Zi, me promovimin e librit të Ibrahim Kadriut "Populli është fajtor -Narod je kriv",  i përkthyer në gjuhën malazeze.

Në Risan, qyteti i lashtë i mbretëreshës ilire Teuta,  shoqata do të ndajë çmimin "TEUTA",  kushtuar  veprës jetësore të shkrimtarit te mirënjohur shqiptar Dritero Agolli, me motivacion , "Njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj i cili u bë sinonim i vlerave të qëndrueshme të fushave krijuese dhe emblemë e kohës dhe si personaliteti i sotem me popullor ne kumtin e letrave shqipe".

Agillo do ta marrë këtë çmim nga shkrimtari i mirënjohur malazez, akademiku Jevrem Bërkoviç, fitues i çmimit "Teuta" vitin e kaluar.

Mbajtja e manifestimit "Muzat e Alpeve 2014?, mundësohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, Ministria për Integrime Evropiane e Kosovës, Komuna e Pejës si dhe nga Komuna e Kotorrit. Në vitin 2015, "Muzat e Alpeve" do të organizohet në Shqipëri, ku pritet që  Çmimi "Teuta", për veprën jetësore ,  ta marrë  një shkrimtar nga Republika e Kosovës./ATSH/