Në 4 shtator që përkon me ditën e shenjtërimit të Nënë Terezëz në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” në Durrës do të inagurohet muzeu "Nënë Tereza - Muzeu i Dialogut".
Muzeu do të jetë pranë ambjenteve të xhamisë së Durrësit, si për të treguar që harmonia fetare vijon të mbetet një tipar dallues i popullit tonë.
Në këtë objekt do gjenden tekste, dokumente, frazat më të bukura të Nënë Terezës dhe imazhet më të spikatura nga fotografë të mëdhenj (si Morihiro, Collopy dhe Podesta) që ndoqën jetën dhe veprën e saj.
Organizatorët shprehen se muzeu do të ishte edhe më i madh nëse do të arrinte të mblidhte dokumentet që gjenden në pronësi të shoqërive dhe organizatave, ndaj ata kërkojnë bashkëpunim me këdo që zotëron sende e dokumente që kanë të bëjnë me Nënë Terezën.
Ky është një projekt i madh italo-shqiptar i nisur disa vite më parë dhe i mbështetur nga Vatikani, nga Çmimi Nobel për Paqen dhe nga klerikët në Shqipëri siç është edhe Peshkopi i Tiranës dhe Durrësit Mons. George Frendo.
Për më shumë informacion klikoni web-faqen www.museomadreteresa.it ose www.motherteresamuseum.net
Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com