Muzeu Arkeologjik i Tiranës
13700 vizitorë, 80% turistë të huaj

Muzeu Arkeologjik i Tiranës<br />13700 vizitorë, 80% turistë të huaj
Muzeu Arkeologjik në Tiranë që ndodhet pranë sheshit Nënë Tereza po tërheq një fluks të madh vizitorësh të huaj. Përgjegjësja e Muzeut Arkeologjik, Edlira Andoni, pohon se numri i vizitorëve të huaj është mbi 80 për qind. Specialistja e muzeut pohon se një pjesë e madhe e të huajve kanë interesa studimore, dhe interesin më të madh e tregojnë për objektet prehistorike, të cilat janë zbuluar në Mat, në Maliq të Korçës e treva të tjera të Shqipërisë. Gjatë vitit 2015 në Muzeun Arkeologjik  janë regjistruar 9 mijë vizitorë, dhe nëse shton edhe numrin e nxënësve bëhen rreth 13 mijë e 700 vizitorë.

Edlira Andoni pohon për Report TV se Muzeu Arkeologjik i Tiranës ka të ekspozuara mbi 2 mijë e 112 objekte, dhe nëse i bashkohen ato të fondit rezervë janë mbi 17 mijë objekte. Këto objekte shtohen çdo vit nga zbulimet sistematike arkeologjike.

Në muzeun arkeologjik të Tiranës muajt e verës karakterizohen nga një fluks më i madh vizitorësh të cilët ndahen sipas kategorive për të rriturit, vizitorët e pjesshëm dhe nxënësit e shkollave.

Të rriturit si turistët e huaj me kombësi të ndryshme dhe vizitorët shqiptarë paguajnë një biletë 300 lekëshe për të vizituar muzeun, ndërsa nxënësit shkollave paguajnë bileta 100-lekëshe.

muzeu arkeologjik
muzeu arkeologjik
muzeu arkeologjik
 Foto të tjera..


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë