Muzeu Etnografik i Kulturës Popullore Kavajë
Tiranë, 7 Shkurt / ATSH - Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare e Durrësit(DRKK) pas një Inspektimi në Muzeun Etnografik të Kavajës lidhur me punën e filluar rreth katër muaj më parë në këtë monument, ka pasyquar së fundmi edhe rezultatin e disa punimeve të kryera në mirëmbajtjen e Muzeut Etnografik të Kavajës, i cili është edhe një një monument i kategorisë së parë.
Duke qënë se drejtoria e DRKK-së së Durrësit mbulon trashëgiminë kulturore, jo vetëm në rrethin bregdetar, por edhe në Kavajë, Tiranë, Elbasan dhe Peqin,
Objekte në Muzeun Etnografik të Kulturës Popullore Kavajë
sqaron se ndërhyrjet që janë bërë në Muzen Etongrafik të Kavajës ishin të nevojshme pasi, me kalimin e kohës, ndërtesa ka pësuar amortizime, dhe tashmë Muzeu është gati për tu viazituar edhe nga turistët gjatë sezonint të ri turistik 2015.
Të gjitha punimet janë kryer nga një firmë restauruese e licencuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.
Muzeu Etnografik i Kulturës Popullore në Kavajë, është një nga monumentet më të vizituar në qytetin e Kavajës.
Muzeu Etnografik i Kulturës Popullore Kavajë
Muzeu Etnografik është një nga banesat më karakteristike në qytetin e Kavajës.
Kjo banesë i përket ndërtimit të banesave me çardak.
Në qendër të banesës janë vendosur dy shtëpitë e zjarrit dhe anash tyre dy dhoma, kurse në ballin e tyre përgjatë këtyre katër ambjenteve, shtrihet hajati.
Tavanet e kësaj banese në ambjentin kryesor janë të punuara me dekor, dritaret në të dy ambjentet anësore kanë rrjetë druri, telajo xhamash, dhe kapakë druri.
/k.m/ /a.g/