Muzeu Historik Kombëtar nderon
restauratorin Frederik Stamati

Muzeu Historik Kombëtar nderon<br />restauratorin Frederik Stamati
Restauratori dhe studiuesi i njohur Frederik Stamati është nderuar me një certifikatë mirënjohjeje nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar për kontributin e dhënë në ecurinë e muzeut përgjatë 35 viteve si institucioni më i madh muzeor në vend.
 
Frederik Stamati ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në restaurimin e objekteve arkeologjike dhe historike. Ai dallohet për profesionalizmin e lartë në procesin e restaurimit, ku përherë ka ngulmuar të rikthejë vlerat origjinale të artefakteve.

Kontributi i tij ka qenë edhe në ruajtjen dhe konservimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, ku shpeshherë ka reaguar me argumentet e tij me media për mungesën e vëmendjes së institucioneve.
 
Certifikata e mirënjohjes iu dorëzua Stamatit nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare "Roli i muzeve ne shoqërinë moderne".
 
Stamati ka folur për temën "Kujtime nga Muzeu Historik Kombetar", ku ka treguar aspekte te punës se bere për përgatitjen e objekteve për ekspozim, aplikimit të ajrit te kondicionuar për herë të parë në muzeumet e Shqipërisë dhe të rejat e asaj pune.

certifikate

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre