GJIROKASTER- Muzeu i Armëve në Gjirokastër mbetet një nga më unikët në vend, falë koleksionit të tij të pasur që përfshin periudha nga antikiteti deri te Lufta e Dytë Botërore. I vendosur brenda kështjellës së gurtë, ky muze ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, që prej hapjes së tij në vitin 1971.
Vetëm gjatë vitit 2025 numerohen mbi 20 mijë vizitorë qe kanë kaluar nëpër sallat e tij, duke sjellë rreth 4 milionë lekë të ardhura nga biletat. Por, pavarësisht numrave të kënaqshëm, investimet në infrastrukturë kanë munguar për më shumë se një dekadë.
Pamjet exhiruara nga Report TV tregojnë qartë lagështirën e mureve dhe problematikën e tarracës, e cila prej 10 vitesh nuk është riparuar. Në ditët me shi, uji depërton në ambientet e brendshme duke përkeqësuar gjendjen e muzeut.
Alida Mati shprehet se "interesi i vizitorëve është rritur ndjeshëm këtë vit dhe pjesa më e madhe janë turistë të huaj që e kanë këtë muze si një ndalesë të domosdoshme në Gjirokastër. Pavarësisht sfidave që kemi me infrastrukturën, interesimi mbetet i lartë dhe vizitorët vlerësojnë pasurinë e ekspozuar këtu në muze."
Ndërkohë, Bashkia e Gjirokastrës thotë jashtë kamerave se në buxhetin e vitit 2026 është parashikuar një fond i posaçëm për hidroizolimin e tarracës së Muzeut të Armëve. Bashkia pretendon se investimi i ri pritet t’i japë fund problemeve të lagështisë dhe amortizimit por pa dhënë asnjë detaj se sa do jetë fondi dhe kur do të nisin punimet....
Deri atëherë, muzeu do të jete i hapur per vizitoret, ndërsa infrastruktura mbeten e domosdoshme për të ruajtur kete pasuri te rralle kulturore e historike.
Komente










