Muzeu i Nënë Terezës pranë
xhamisë,Forumi Musliman:Provokim

Muzeu i Nënë Terezës pranë<br />xhamisë,Forumi Musliman:Provokim
Muslimanët kundërshtojnë vendosjen e muzet të Nënë Terezës në Shkallët e Xhamisë së Madhe në Durrës.
 
Duke vlerësuar figurën e Nënë Terezës, përfaqësues të këtij komuniteti, nëpërmjet profilit me emrin Forumi Mysliman në Facebook shkruajnë se janë kundër këtij vendimi.
 
Në këtë postim theksohet se figura e një misionare të krishterë dhe bamirëse nuk mund të jetë një justifikim për një veprimtari të tillë pikërisht në shkallët e Xhamisë së Madhe të Durrësit. 

Ata më tej i bëjnë thirrje kryebashkiakut që të ndalojë menjëherë këto punime, duke e konsideruar si provokim ndaj myslimanëve.

I nderuar Kryetar i Bashkisë së Durrësit, kemi besimin se ju këtë akt nuk po e bëni për të provokuar ndjenjat e besimtarëve myslimanë, të cilët nuk ndjehen të përfaqësuar nga kjo figurë. Durrësi ka nxjerrë plot figura fetare apo edhe jo-fetare, të cilat meritojnë një respekt dhe vëmendje të veçantë nga ana juaj, fjala vjen ish-kryetari i kësaj bashkie Hafiz Ali Podgorica apo Hafiz Mustafa Varoshi etj. Këto figura fetare dhe shumë të tjera, që kanë dhënë një kontribut real për Durrësin janë më afër realitetit tonë të përditshëm dhe me shërbimin e tyre i kanë shërbyer qytetarisë dhe harmonisë ndër-fetare. Normalisht ne ndjehemi të shqetësuar nga ky politizim i skajshëm që i bëhet figurës së “Nënë Terezës”, e për më tepër që kjo të ndodhi në një vakëf, pra në shkallët e Xhamisë së Madhe të Durrësit. Ne ju bëjmë thirrje që të rishikoni vendimin tuaj dhe ky veprim i ndërmarrë nga vullneti juaj i mirë të mos marri keqkuptimin e publikut tonë dhe të ngjyresave negative për ju”-shkruhet në këtë postim.
 
Nga ana tjetër drejtuesit e Xhamisë së Madhe i kanë kërkuar informacion Bashkisë se për çfarë bëhet fjalë, pasi ende nuk ka një informacion zyrtar se si është projektuar muzeu që do të bëhet në nder të Nënë Terezës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

SPAK goditi 7 grupet kriminale, Meta: Propagandë, të kishte vepruar para 14 majit! Ndihmuan Ramën të ‘grabiste’ Shkodrën e bashkitë e tjera

SPAK goditi 7 grupet kriminale, Meta: Propagandë, të kishte vepruar para 14 majit! Ndihmuan Ramën të ‘grabiste’ Shkodrën e bashkitë e tjera