Në Vlorë është prezantuar koncepti i parë arkitektonik, muzeologjik dhe identiteti vizual i ri i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë.
Projekti parashikon restaurimin dhe rimuzealizimin e godinës historike, si dhe digjitalizimin e përmbajtjes
Në katin përdhesë do të vendosen në ekspozitorë dokumente arkivorë ndërsa fotografi të mëdha të nënshkruesve të firmëtarëve të pavarësisë dhe burrave të shtetit do të mbulojnë muret e muzeut.
Në katin e dytë të Muzeut, vizitorët mund të njohin historinë përmes eksperiencës virtuale, ndërsa ndërhyrje do të bëhen edhe në fasadat e muzeut, si dhe në oborr, ku mes të tjerash do të shtohet një fushë basketbolli.
Komente







