Muzeu Kombëtar publikon objekte
të rralla të luftës Antifashiste 

Muzeu Kombëtar publikon objekte<br />të rralla të luftës Antifashiste 
Muzeu Kombëtar bën publike objekte të rralla të luftës Antifashiste nacional çlirimtare. Pikërisht këto objekte janë vendosur në pavijonin e kësaj lufte. Ndër to përmendim pushkën, revolverin dhe dylbitë e Myslim Pezës, “Heroit të Popullit”, i konsideruar si një nga figurat kryesore të Luftës Nacionalçlirimtare.

Pushka e Myslim Pezës është model gjerman në trupin e saj shënohet Modeli dhe numri i armës 6696. Dylbitë janë të markës Fratelli Kosristka. Ndërkohë që revolveri i tij ka qenë prodhim britanik i vitit 1926 me cikrik.

Në pavijonin e Luftës Antifashiste gjen dhe objekte të tjera interesante që flasim shumë për historinë e ndërlikuar të Luftës së Dytë Botërore që përcaktoi edhe fatin e keq të vendit tonë.

Më tej në Muzeun Historik gjendet ky aparat i vjetër fotografik që shërbente edhe për filmime. Aparati është prodhim amerikan i markës“Keystone”. Aparati është përdorur nga fotografi shkodran, Adem Ohri pasi i është marrë një aviatori italian, pas kapitullimit të Italisë fashiste në shtator 1943. Me të janë xhiruar kronika ngjarjesh gjatë viteve 1944- ‘45 në Shkodër, midis të cilave edhe dita e 29 Nëntorit 1944.

Në stendat e pavijonit janë edhe armët e Kajo Karafilit, hero i popullit. Ai ka mbajtur këtë revolver të markës “Monte Negro” me mulli. Kajo Karafili ra në luftë kundër nazistëve gjermanë në Lispatros të Kavajës, më 10 janar 1944. Sipas drejtuesve të muzeut, këto relike shërbejnë si një guidë kujtese për të njohur historinë e Luftës nacionalçlirimtare
 
  
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)