Muzeu ‘Onufri’ në Berat restaurohet e
pasurohet me 20 objekte ikonografike
Muzeu Ikonografik Onufri, i përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë” në Kalanë e Beratit i është nënshtruar restaurimit dhe rikonceptimit të mjediseve, si dhe është pasuruar me objekte të reja. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vizitoi mjediset e muzeut dhe u takua me drejtuesin, i cili informoi mbi punën e realizuar. Koleksioni ikonografik është pasuruar me 20 ikona, të cilat u nxorën nga errësira e depove të lëna në harresë dhe u restauruan, për t’iu bashkangjitur 173 objekteve ekzistuese, ikona dhe objekte të tjera liturgjike dhe shërbese.
Muzeu Ikonografik Onufri, i përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë” në Kalanë e Beratit i është nënshtruar restaurimit dhe rikonceptimit të mjediseve, si dhe është pasuruar me objekte të reja.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vizitoi mjediset e muzeut dhe u takua me drejtuesin, i cili informoi mbi punën e realizuar. Koleksioni ikonografik është pasuruar me 20 ikona, të cilat u nxorën nga errësira e depove të lëna në harresë dhe u restauruan, për t’iu bashkangjitur 173 objekteve ekzistuese, ikona dhe objekte të tjera liturgjike dhe shërbese.
Veprat u përkasin piktorëve ikonografë shqiptarë që kanë krijuar në shekujt XIV - XX: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpatarakut, Çetirët dhe të shumë piktorëve të tjerë anonimë. Ministrja Kumbaro u shpreh se objektet e ekspozuara për herë të parë për publikun, kanë një vlerë të madhe kulturore, por që fatkeqësisht ishin lënë prej vitesh në errësirën e depove.
“
Ne gjetëm këtu në magazinat e Drejtorisë Rajonale një sasi shumë të madhe ikonash. I morëm dhe pastruam, depon e kthyem në laborator restaurimi. I morën restauratorët në punë se i kishin hequr dhe në këto dy vite kemi nxjerrë rreth 20 objekte ikona, të cilat janë restauruar nga e para dhe shfaqen për herë të parë për publikun në pavionin e ri të muzeut”, tha Kumbaro.
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja Kumbaro vizitoi Kishën e Shën Triadhës dhe mjediset e brendshme, ku po vijon puna restauruese. Pas më shumë se 36 vitesh, nga ndërhyrja e fundit restauruese, në Kishën e Shën Triadhës në Kalanë e Beratit, ka përfunduar rikonstruksioni i jashtëm i saj dhe i çatisë së kupolës.
Ky monument i rëndësishëm kulturor, i cili daton në fund të shekullit të XIII, fillimit të shekullit XIV, iu nënshtrua një projekti restaurues të studiuar dhe miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Me restaurimin e bërë, dhe materialet cilësore të përdorura për këto ndërhyrje, çatia e kupolës së kishës është tërësisht e rindërtuar dhe e mbrojtur, duke ruajtur në të njëjtën kohë elementët origjinalë të pamjes së saj.
Paralelisht ka përfunduar hartimi i projektit të konsolidimit të afreskeve në pjesën e kupolës dhe në pjesën rreth tamburit cilindrik. Ndërsa pas miratimit të projektit të specialistëve të sektorit të artit do të nisë puna edhe për konsolidimin e pikturës murale në këtë monument me vlera të rralla për trashëgiminë tonë kulturore.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28
-
Protesta masive në Serbi, plagoset rëndë një studente, policia arreston 4 persona
28 Janar, 19:24