Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithë përfshirjen e aksesin në shërbime

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithë përfshirjen e aksesin në shërbime

Ministrja Bora Muzhaqi

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson Delegacionin Shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin që po zhvillohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New York.

Ministrja Muzhaqi theksoi se në Shqipëri, përpjekjet për të përmbushur qëllimet e Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD), si pjesë e angazhimeve për të arritur Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm janë të vazhdueshme në fushën e të drejtave për barazi dhe zhvillim të kapitalit njerëzor.

Më tej, ministrja Muzhaqi bëri një rezyme të plotë të kontekstit ligjor të Shqipërisë në lidhje me popullsinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Në një nivel strategjik, Shqipëria ka një bazë të fortë ligjore që promovon barazinë, gjithëpërfshirjen, aksesin në shërbime dhe një fokus të fortë në dixhitalizimin dhe agjendën e gjelbër të theksuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrim” nënvizoi ajo.

Muzhaqi vijoi me prezantimin e një pjesë të punës intensive të bërë ndër vite për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm për përmirësimin dhe adresimin e çështjeve që lidhen me zhvillimin e popullsisë dhe mirëqenien fizike, sociale dhe mendore, ndër të cilat përmendi: Strategjinë Kombëtare për Rininë 2022-2029, Strategjinë Kombëtare për Shëndetin, Agjendën për Fëmijët, Strategjinë për Kujdesin Social, Përfshirjen Sociale, Arsimin, Barazinë Gjinore, si dhe Planet Kombëtare të Veprimit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues, Personat e moshuar dhe shumë të tjera.

Përsa i përket Strategjisë Kombëtare të Rinisë dhe hartimit të saj, Ministrja Muzhaqi shprehet se politika rinore duhet të përfshijë gjithmonë rininë si palë aktive dhe pjesëmarrëse në dialogun politik, jo vetëm si vëzhgues. Shembulli i Shqipërisë për bashkëhartimin e politikës rinore ka treguar se reformat më të suksesshmë krijohen me të rinjtë për të rinjtë, duke u ndalur në tre qëllimet kryesore te Strategjisë që përfshijnë fuqizimin, inovacionin dhe rritjen e aftësive të të rinjve, dhe mirëqenien e tyre.

Në fjalën e saj Ministrja Muzhaqi u ndal edhe tek barazia gjinore dhe stereotipet duke theksuar se teksa punojmë drejt anëtarësimit në BE, një prioritet të qeverisë për t’u ofruar qytetarëve një jetesë më të mirë, “Në përputhje me Strategjinë e BE-së për Barazinë Gjnore 2020-2025, Shqipëria po trajton dhunën me bazë gjinore, stereotipet gjinore, praktikat e dëmshme dhe pabarazitë në tregun e punës.”

Gjatë qëndrimit të saj në New York, Ministrja Muzhaqi gjithashtu vizitoi ekspozitën “Abetare” të artistit shqiptar nga Kosova Petrit Halilaj, të prezantuar në Muzeun Metropolitan të Artit.

Halilaj udhëtoi në shkollat fillore në të gjithë Evropën juglindore, duke dokumentuar shënimet që brezat e nxënësve të shkollave lanë në tavolinat dhe muret e tyre. Ato vizatime të fëmijëve nga Ballkani formuan shabllonet për skulpturat e shkëlqyera, ndonjëherë të çuditshme prej bronzi dhe çeliku që tani zbukurojnë horizontin e Nju Jorkut.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion