Muzhaqi në ‘Pa Protokoll’: Në Elbasan kanë mbërritur tre familjet e para ukrainase! Kollçaku: Tre detyrat që na ka vendosur NATO për të qenë në gatishmëri për luftë

TIARNË- Në Elbasan kanë mbërritur tre familjet e para që kanë ikur nga lufta në Ukrainë. Kështu ka deklaruar eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report TV.

“Kam informacion, me burime të besueshme, kemi pritur në Elbasan tre familjet e para nga Ukraina të refugjatëve të luftës. Sot duhet të kenë ardhur, kemi pritur tre familje në Elbasan janë vendosur, më vonë ju të medias ndoshta do ta zbërtheni”, tha Muzhaqi në Report Tv.

Në këtë situatë lufte Shqipëria është vënë në gatishmëri. Deputeti i PS-së dhe ish-gjenerali Bardhyl Kollçaku thotë se vendi ynë ka zbatuar protokollin e caktuar nga NATO për këto situata. Ai ka bërë me dije se Shqipëria si pjesë e NATO-s ka vënë në gatishmëri forcat xheniere, forcat ushtarake dhe forcat speciale.

“E artikulojmë shpesh që jemi aleatë të NATO-s, siguria jonë kombëtare është e lidhur me sigurinë brenda ombrellës së aleancës. Shqipëria e siguron pavarësinë, sovranitetin si pjesë e kësaj aleance. Ne duhet të kemi kapacitet tona të mundshme për të penguar dhe mundësuar forcat e aleancës që t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë. Tani në operacion, ne kemi një plan bashkëpunimi me forcat e sigurisë. Kapacitet tona detyrat e shtëpisë që na ka dhënë aleanca që t’i kemi gati , një grup batalion, forcat xheniere, forcat ushtarake, forcat speciale ne i kemi gati”, u shpreh Kollçaku në Report Tv.

Pas Olta Xhaçkës, Drejtori i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të MEPJ, Gazmend Turdiu ka mohuar deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin se mercenarë nga Shqipëria kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë. Turdiu theksoi se ligji ynë i ndalon shqiptarët q ëtë shkojnë të luftojnë në një vend tjetër.

“Nuk ka dërguar formacione për të luftuar në Ukrainë. E gjithë fushata e putin për të argumentuar pushtim e Ukrainës eshët e mbështetur në lajme të rreme. Ukraina është vend demokratike, përpjekja për ta rrënuar është anti-demokratike. Mohoj në mënyrë kategorike që shteti shqiptar të ketë çuar njeri atje, ka legjislacion që i dënon me burg nëse shkojnë atje”, tha Turdiu.

Gazetari Arbër Hitaj thotë se për shkak të problematikave që ka hasur, Rusia e ka të humbu luftën. Ndërkohë gazetarja Alma Janka thotë se Putin i ka të qarta idetë e tij dhe kjo situatë do të vazhdojë gjatë.

“U thye miti rus, pati probleme logjistike, mungesë furnizimi me ushqime, karburant, ushtarë të papërgatitur, u thye miti. Fakti që Putin nxitoi të thonte se shiko kam ‘valixhe’ bërthamore, do të thotë që edhe ai vetë e ka kuptuar që nuk ka ushtri radiale. Ministrja e Finlandës tha se nuk i trembemi ushtrisë, e kemi mundur njëherë dhe kemi një nga ushtritë më të përgatitura në botë. Fakti që me Rusinë mund t’ia dalësh siç po ia del Ukraina, po e thyhet miti rus. Rusia këtë luftë e ka humbur. Rusia është në një cep dhe nuk po gjen dot një rrugëdalje, sepse çfarëdo rrugëdalje të pranojë është me humbje. Si mund të pranohet nga një diktator humbja. Duhet të jetë një humbje e mesme. Ka bërë një hap pas, të njihet Krimea ka thënë. Po tërhiqet gradualisht”, u shpreh Hitaj.

“Në metodologji është si Hitleri në fillimet e tij. Nuk është ky momenti kulminant i luftës. Por duke parë të gjithë situatë mendoj se do zgjasë, janë zhvilluar dy raunde bisedimesh dhe nuk është arritur asgjë. Putini i ka idetë e qarta, është i sigurt në lëvizjet që bën, është një lider pa zemër, nuk mendon as për popullin e vet. Sot ka nxjerr ligjin që gazetarët mos ta përdorin fare termin luftën, por operacion”, tha Janka.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/03/2022 02:53

    Uau,Ushtria e Madhe e Kuqe na u trembka nga mercenaret qofte dhe ata shqiptare!!!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 05/03/2022 07:52

    Ceshtje e mercenareve apo vullnetareve ,quajini si te doni,duhet te vleresohet.Vertet ligji i denon,por e verteta do pare me sy dhe Jo me deklarata.Nga shtypi shqiptar e kam mesuar :-1-nje vullnetari ish ushtarak me emer e mbiemer i eshte bere jehone per vepren e tij.Ligji e denon,por maliqi e lejon.2-Para dy apo tre ditesh po' ne shtyp ,lexova artikull ku flitej per rreth 30 "vullnetare".komandanti i brigades nderkombetare te ukraines citohej te kete thene se Jane aktualisht dy vullnetare dhe Jane ne bisedime me rreth 30 te tjere qe pritet te bashkohen.Sigurisht numuri eshte i kufizuar,,por argumentin ia jep Putinit ,Jo xhackes.Prandaj ceshtje do vleresuar dhe marre masa.jemi vend i NATO dhe AQ me teper nje ish ushtarak mund te interpretohet si provokacion i NATO dhe Jo i nje individi te lajthitur apo luftetari internacionalist".

    Përgjigju
  • Labi: 05/03/2022 01:21

    Edhe kjo nuk kishte bere vaki. Qe tja fuste Bardhuli atij qe i servilosesh, Sander mafishtes (Lleshit). Sandrua qe gjeneral dhe flaku titullin per nje cope minister ose me sakte nuk i duroi dot shakase se Metes. Dhe iku per lesh. Ndersa Bardhken e beri drejtor, kolonel, gjeneral, shef shtabi, opo i ropi dhe nga leket pse e hoqen "shpejt" sikur ia kishte lene plaku , dhe ti fusi dhe nje deputet!!! Ti thuash mendjes ik pirdhu...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar