Muzhaqi thirrje të rinjve nga Fieri: Pa aplikuar për projekte e programe nuk mund të fitoni

 

E pranishme në takimin që Kryeministri Rama zhvilloi me të rinjtë në qytetin e Fierit, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, është shprehur se ka filluar tashmë Programi Kombëtar i Ekipeve Sportive në të gjithë Shqipërinë, për vajza dhe djem, si në basketboll dhe në volejboll.

“Sporti ju shërben që të jeni të shëndetshëm dhe të aktivizoheni më tepër”, tha Muzhaqi drejtuar të rinjve, “por ju ndihmon edhe të bëni shoqëri të reja dhe të krijoni disiplinë”.

Ajo tha se kryetarëve të bashkive në të gjithë qytetet i është dërguar një kërkesë për të identifikuar terrene sportive ku mund të investojmë më tepër për të ngritur ambiente sportive.

Ndër të tjera, ministrja Muzhaqi ka treguar edhe për programet që ka  hartuar për të rritur aftësitë digjitale te fëmijët dhe të rinjtë në vend, siç është Programi i shumëpërfolur i Kodimit për fëmijët që në klasë të parë, por edhe ai për të rinjtë që duan të bëhen programues apo kodues.

Në fokus, ministrja përgjegjëse për rininë, ka sjellë në vëmendje një nga iniciativat e fundit që iu vjen në funksion të sapo  diplomuarve, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, në të cilën kanë aplikuar vetëm 1100 të rinj nga 1700 vende të lira që ofronin institucionet e ndryshme. Kjo, sipas Muzhaqit, vjen nga mungesa e dëshirës dhe interesit të të rinjve, për të aplikuar në mundësitë e ndryshme që ofrohen për ta.

“Pa aplikuar nuk mund të fitosh”, përcolli si mesazh ministrja ndaj të rinjve, duke i nxitur akoma më tepër të bëhen pjesë e programeve të Qeverisë Shqiptare.


Lajmi kryesor:

Rama nga Fieri: Opozita dërgoi në ‘Kushtetuese’ vendimin për ndërtimet pa leje, është hapur sërish thesi i rublave ruse, duan konflikt dhe gjakderdhje


K.T./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë