Muzikë dhe kërcime në
Karnavalet e Luleve

Muzikë dhe kërcime në<br />Karnavalet e Luleve
Banorët e Haitit mbushën rrugët e Port-ou-Prince duke kërcyer dhe duke kënduar në përvjetorin e tretë të festimeve për Karnavalet e Luleve. Presidenti i vendit Michel Martelly, i targetuar rregullisht në protestat anti-qeveritare, kaloi mes turmës së njerëzve në autokolonën e tij. Ai organizoi këtë festë për të rigjallëruar jetën e bonorëve në fshatra dhe qytete çdo mes viti që nga 2012-ta, pasi ato qenë pezulluar për shkak të shkatërrimeve të mëdha që solli tërmeti i 2010-tës.

Eventi zgjat tre ditë dhe parada zhvillohet në zonën e Bulevardit të Marsit ku më parë qëndronin ndërtesat qeveritare. Performuesit, kërcimtarët dhe bandat sportive që morrën pjesë në paradë ishin të veshur me kostume shumë-ngjyrëshe ndërsa shëtisnin nëpër rrugët e qytetit. Megjithatë pavarsisht atmosferës së bukur festive, mjaft kritikë kanë kundërshtuar ndër vite këtë festival pasi mendojnë se qeveria po harxhon shuma të konsiderueshme parash kur mund t’i harxhonte për qëllime më emergjente.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)