Muzika greke sot është në zi, pasi një nga muzikantët më të talentuar ka ndërruar jetë. Pantelis Pantelidis vdiq si pasojë e një aksidenti me makinë mëngjesin e sotëm rreth orës 8:20. Bashkë me të ndodheshin edhe dy pasagjere femra të cilat momentalisht ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.
Sipas raportimeve të mediave greke, aksidenti ndodhi në zonën e Elliniko, në jug të Athinës. Bëhet me dije se artisti 32-vjeçar, ndërsa udhëtonte humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me barrierat e rrugës.
Pantelidis ka lindur në Athinë në vitin 1983. Një muzikant autodidact, i njohur në rrymën folk, braktisi karrierën në marinën helene për të ndjekur ambiciet e tij muzikore.
/Shqiptarja.com