‘Muzika nuk ka kufij politikë dhe as kulturor’ të rinj nga i gjithë Ballkani në Shkodër për ‘Rock Academy’

"Muzika nuk ka kufij politikë dhe as kulturor" kjo frazë zë vend më së miri në akademinë e jazz-it në qytetin e Shkodrës .

Të rinj nga i gjithë Ballkani janë bërë bashkë duke hequr barrierat për hir të muzikës, e cila përmes tingujve bashkon popujt .

Renato Sakica nga Prizreni është vetëm 14 vjeç dhe prej 8 vitesh ushtrohet në firzamonikë. Ai vlerëson këtë eksperiencë dhe njohjen me kolegët e tij nga Ballkani përfshirë dhe Serbinë.

Për Marko Zhojeviç nga Serbia është hera e parë që vjen në Shkodër dhe shprehet se ka takuar në akademi miq shumë të mirë. 

"Kam që nga e hëna në Shkodër dhe po ja kaloj shumë mirë këtu. Më pëlqen shumë Shkodra dhe është hera e parë që jam këtu.. Unë luaj në instrumentin e akordit dhe pak në piano. Kam shoqëri me të gjithë këtu, edhe me ata nga Kosova, janë shokë shumë të mirë", tha ai.

Instrumentistët e tjerë nga Mali i Zi dhe Italia vlerësojnë takimin mes shumë nacionalitetesh.

"Ka një shumëllojshmëri nacionalitetesh këtu, vijnë nga Kosova, Serbia, Mali Zi, unë jam italian po vij nga Bulgaria, kam bërë këtë udhëtim për të mos humbur këtë rast dhe është një moment bashkimi në fund të fundit dhe kjo është shumë e rëndësishme. Mendojmë të këndojmë, të bashkëpunojmë si dhe të mësojmë , kjo është e rëndësishme", shprehet Mario Zambrini.

"Unë vij nga Mali i zi dhe kam 5 ditë në Shkodër, është hera e dytë që jam në Shkodër në akademinë e rock-ut. Ndihem shumë mirë këtu, çdo gjë është e përkryer këtu. Më pëlqejnë shumë vajzat këtu janë shumë simpatike.", tha Ivan Kaloviç.

Drejtues i akademisë Florian Jakaj thotë se është viti i pestë i këtij aktiviteti muzikor në Shkodër.

"Është e vërtetë, është viti i 5-të që bëjmë rock akademi klasike dhe new tecnology. Ne jam mësime dhe të bashkojmë personat me njëri-tjetrit. Muzika është pa kufi dhe shihet më së miri këtë vit ku janë regjistruar të rinj nga Ballkani e Europa. Është krijuar një familje shumë e madhe këtu në Rock Academi", tha Florjan Jakaj.

Të rinjtë e ardhur nga gjithë Ballkani përpos se marrin leksione pranë kësaj akademie, japin një sërë koncertesh në pikat turistike të Shkodrës, si Vermosh, Shirokë dhe në rrugën muzeale të Gjuhadol deri në fund të muajit gusht.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital