Lajmi është bërë publik nga miku i tij Petrit Ruka.
“Miq po ju ju njofoj nga Spitali Gjerman se sapo nderroj jete miku im me i afert, kompozitori Aleksander Lalo… Dhembje pa fund…”, shkran Petrit Ruka në një status në faqen e tij në Facebook.
Lalo është një emër mjaft i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, pasi ka kompozuar një sërë filmash mjaft të dashur për publikun shqiptar si:
“Dimri i fundit”, “Dy herë mat”, Treni niset më shtatë pa pesë, Shi në plazh, Vajzat me kordele të kuqe, Tingujt e harresës, Era e ngrohtë e thellësive, Emblema e dikurshme, Një gjeneral kapet rob etj. Gjithashtu ai ka qenë kompozitor i disa këngëve që kanë marrë çmime në festivalet e RTSH.
Mësohet se Lalo është shtruar në spital mesditën e djeshme, 6 orë para se të ndërronte jetë, për shkak të një arresti kardiak.
Ndërkohë, kompozitori ka qenë mjaft aktiv në ekran deri në minutat e fundi të ndarjes nga jeta, ku gjatë ditëve të fundit ai ka regjistruar edhe puntatën e emisionit "C'est la vie" të Tv Klan.
Aleksandër Lalo u shfaq edhe sonte në mbrëmje si pjesë e jurisë së “C’est La Vie”, spektaklit të “TV Klan” që është regjistruar një javë më parë dhe kompozitori i madh ka ndërruar jetë ndërkohë që programi ishte në transmetim.
Vdekja e papritur e maestros ka qenë një lajm i hidhur për bashkëpuntorët e tij në emisionin. Profesori ishte pjesë e jurisë, që vlerësonte konkurentët që këndojnë live në skenën e C’est la vie. Emisioni ishte i regjistruar dhe transmetohej pikërisht në orët kur edhe Aleksandër Lalo ndërroi jetë.
JETA DHE VEPRA
Aleksandër Lalo ishte kompozitori shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht karriti vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë konsideruar të mrekullueshme.
Muzika e kompozuar nga Lalo ne filmat:
Tingujt e harresës (1996) (TV)
Historiani dhe kameleoni (1989)
Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
Dy herë mat (1986)
Fjalë pa fund (1986)
Asgjë nuk harrohet (1985)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
Një vonesë e vogël (1982)
Shi në plazh (1982)
Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
Thesari (1981)
Gëzhoja e vjetër (1980)
Nusja (1980)
Vajzat me kordele të kuqe (1978)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Dimri i fundit (1976)
Emblema e dikurshme (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
Odiseja e tifozëve (1972)
Të shoh në sy(1986)
Një gjeneral kapet rob (1980)
Muzika e kompozuar nga Lalo tek filmat, "Dimri i fundit" e "Tomka dhe shoket e tij"
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)