Nga Valeria Dedaj
“Përrallë Mesdheu” është nisma e re, që do të bëjë bashkë muzikantë të njohur nga Italia, Turqia dhe Greqia në Teatrin e Metropolit. Nuk do të mungojnë as artistët shqiptarë, të cilët karrierën e tyre e kanë ndërtuar jashtë kufijve të Shqipërisë. Muzikë dhe poezi live, për publikun kryeqytetas, që ka dëshirë të shijojë art cilësor. Koncertet nisin me violinçelistin e njohur Redi Hasa, i cili prej vitesh jeton edhe punon në Itali. Hasa do të shoqërohet edhe në Rachele Andrioli në tamburë dhe Rocco Nigro në Frizamonikë .

Metrosound është festival i muzikës, titullohet “Përrallë Mesdheu” se ka të bëjë me artistë, që janë nga Mesdheu. Veçantia e këtij festivali është që do të përfshijë disa kategori të ndryshme artistësh. Natën e hapjes është Redi Hasa trio, krenaria jonë që paraqet artin e tij, brenda edhe jashtë kufijve.
Armela Demaj, përgjegjëse artistike e Metropol
Në qendër të “Metro Sounds” është identiteti dhe përkatësia mesdhetare e artistëve. Por, festivali ka në qendër edhe shkrimin, duke sjellë copëza nga kultura e vendeve të afërt, si një formë për të dialoguar mes tyre
Shkrimtarët do të jenë të ndryshëm, Scriptum N është një grup që përfshin disa zhanër, sjell ngrohtësinë edhe intimitetin që poezia ka nëpërmjet kësaj forme. Një javë i dedikohet artistëve shqiptarë, që nuk do jetojnë në Shqipëri.
Armela Demaj, përgjegjëse artistike e Metropol
Surpriza e këtij festivali është që edhe fëmijët do të kenë përfaqësinë e tyre.
Të Mirësjellshmit, është një grup muzikor, që bën jazz dhe bluz për fëmijë. është hera e parë që po tregohet kujdes ndaj rritjes cilësore me art për fëmijët. Nuk duhet të harrojmë se ky nuk është vetëm Teatri i Metropolit, por edhe Qendra Kulturore Tirana që përfshin shumë zhanre arti, jo vetëm teatrin.
Armela Demaj, përgjegjëse artistike e Metropol
Artistë të njohur nga Italia, Turqia, Greqia dhe Shqipëria do të ngjiten në skenën e Metropolit përgjatë një muaj me muzikën e tyre. Koncerti i parë i Metro Sounds Festival në Teatrin e Metropolit nis mbrëmjen e datës 8 shkurt.
/r.k./Shqiptarja.comKomente

