Me mbi 30 tava dheu të përgatitura nga restorante dhe kuzhinierë të qytetit, performanca artistike, muzikë live dhe pjesëmarrjen e emrave më të njohur të gastronomisë shqiptare, Festa e Tavës e ktheu Elbasanin në kryeqendrën e shijeve autentike.
Që në orët e paradites, aktivitetet sollën atmosferë festive me koncerte, shfaqje artistike dhe argëtim për të gjitha moshat, ndërsa në mbrëmje sheshi u mbush me vizitorë që shijuan recetën më të famshme të qytetit dhe gatime të tjera tradicionale.
Kryebashkiaku Gledian Llatja dhe drejtoresha e Turizmit, Zana Çela, vlerësuan Tavën e Elbasanit si simbol të identitetit të qytetit dhe një aset kyç për promovimin e turizmit autentik.
“I shërben turizmit të Elbasanit. Duam që ushqimet të mbeten unike dhe me recetën e tyre të padeformuar”, tha Gledian Llatja.
“Ofertat tona turistike kanë një pikë të fortë, kulinarinë”, tha Zana Çela.
Atmosferës së festës iu bashkuan edhe shefat e njohur të kuzhinës, të cilët sollën eksperiencën e tyre në këtë aktivitet, ndërsa artistë të njohur, mes tyre Manjola Nallbani, krijuan një mbrëmje të veçantë. Efekte
Komente







