POGRADEC- Në qytetin liqenor të Pogradecit mbrëmjen e djeshme është festuar 25- vjetori i festes autoktone, festës së verërave.
Kjo feste e cila zanafillën e ka qysh në shtator te 1994, mbrëmjen e djeshme në shesh ka ofruar panairin e verërave, gatimet tradicionale të zonës, por duke iu bashkangjitur edhe gështenjën një produkt shume i njohur i zonës. Nënkryetarja e bashkisë Pogradec Entela Gusho teksa flet plot entuziazëm për festen e verës tregon edhe risinë e këtij viti.
"Risia është se këtë vit iu bashkëngjit edhe gështenja dhe jo rastësisht. Gështenja është emblemë e Mitrush Kuteli, u përfshi sivjet se dihet se kur pihet verë, hahet edhe gështenja", tha Nënkryetarja e bashkisë Pogradec.
Mbrëmjen e djeshme në këtë feste nuk munguan dhe çmimet e vlerësimet për prodhuesit e verës. Lorenc Marko rrëmbeu çmimin e parë për verën e kuqe me të mirë.
"Po verën tonë mundohemi ta bëjmë si progradecar të vjetër", u shpreh fituesi i çmimit të parë. Emra të njohur të muzikës shqiptare si Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Elton Deda, kënget, vallet e interpretimet e ndjera e ndezën edhe me tepër atmosferën. Motër e vëlla, pjesë e grupit "Nostalgjia" tregojnë emocionet pas interpretimit.
Duke pirë një gote vere e duke shijuar gështenjë, nën shoqërinë e zjarrit të ngrohtë dhe natës plot ngjyra, qytetarë, turistë tregojnë magjinë e të qenurit në Pogradec për festen e verës.
"Po ia kalojmë mirë me shoqëri të mirë, verë të mirë"
Organizimi i festës i përkryer, me produkte të prodhuara nga viti i kaluar, me futjen e elementit të gështenjë", thanë disa qytetarë.
Festa i dha ngjyra e zjarr temperaturave të ulëta duke mbajtur mbërthyer qindra njerëz në shesh deri në orët e vona.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.2%
-
Gafë
51.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tradita që sfidon kohën/ Familja Mato hap dyert për Report Tv: Çfarë gatuajmë për Ditën e Ujit të Bekuar! Ritet e zakonet ndër breza
6 Janar, 19:06
-
Aksident në Pogradec, mjeti del nga rruga! Dy shoferë të plagosur
5 Janar, 13:14
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Pogradec/ Banesat u shkrumbuan nga flakët, 4 familje në qiell të hapur! Kryetari: Mbulojmë shpenzimet e qiranë! Gruaja që iu dogj shtëpia: Vet e di si shpëtova
5 Janar, 12:50
-
Pogradec/ Zjarri shkrumbon ndërtesën dykatëshe, evakuohen të gjithë banorët! Vatra ra te banesa e një të moshuari! Digjen dy shtëpi, shpëtohet e treta (VIDEO)
4 Janar, 22:15
-
Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ 3 makina përplasen me njëra-tjetrën
4 Janar, 11:42
-
Shisnin fishekzjarre dhe kapsolla në Pogradec e Devoll, nën akuzë 2 pronarët e dyqaneve, sekuestrohet malli
30 Dhjetor 2024, 15:29
-
Korçë/ Shantazh me foto intime të miturës, aksidente dhe dhunë në familje, 2 persona të arrestuar dhe 5 nën hetim
27 Dhjetor 2024, 15:37
-
Pogradec/ Shkrumbohet makina e ish-oficerit të krimeve, digjen pjesërisht dhe dy mjete afër tij! Dëshmon se nuk ka konflikte, ja për çfarë dyshohet
23 Dhjetor 2024, 13:13
-
Kujtohet në vendlindje Lasgush Poradeci, bojkoton e bija! Aktivitet kulturor për 125 vjetorin e lindjes së poetit
20 Dhjetor 2024, 16:49
-
Pogradec/ Policia dhe Inspektoriati i peshkimit sekuestrojnë varkën në liqen, autorët e braktisën! Sekuestrohet edhe 300 metra rrjetë
20 Dhjetor 2024, 14:24
-
S’ka më koran në Pogradec, ndalohet gjuetia për tre muaj! Në restorante vetëm peshk i ngrirë
18 Dhjetor 2024, 16:47