Endrik Beba
TIRANË, 13 Shtator /ATSH/. - Endrik Beba, këngëtari dhe prezantuesi shqiptar ka publikuar së fundmi videon e tij, "Të dua".
Ish vokalisti i grupit Lynix, moderator i njohur ekranit në vend, vazhdon të ketë sukses si solist. I pëlqyer nga vajzat të cilat duket se ndjekin në çdo dalje televizive apo mbrëmjet ku ai performon Live në lokalet e kryeqytetit Endriku i ka dedikuar se fundmi një këngë. dashurisë së tij, Sara Gjordeni, Miss Globe Albania.
Endrik Beba gjatë prezantimit të emsioneve në televizion
Tekstin i shkruar nga Endriku, ja ka besuar kitarristit dhe kompozitorit të ri, mikut të tij Endrit Shani, i cili ka realizuar një muzikë e cila është drejt suksesit në Youtube, ku ne videoklipin "Të dua", shfaqet dhe bukuroshja Sara Gjordeni.
/k.m/f,n/








