Tiranë, 5 Shkurt / ATSH - Ekspozita "Muzikë me origjinë të panjohur" e një prej artistëve më të njohur gjermanë dhe botërorë të shekullit të 20-te, Sigmar Polke (1941 - 2010) e çelur në sallën e Ekspozitave të Përkohshme të Galerisë Kombëtare të Arteve në 15 janar 2015, ka qënë një ndër ekspozitat më të sukseshme të GKA-së.
Prezantimi i parë i këtij artisti në Shqipëri që erdhi si rezultat i një bashkëpunimi gjermano-shqiptar dhe falë mbështetjes së IfA (Institutit për Marrëdhënie me Jashtë), nuk ka ngelur pa u frekeuntuar e pëlqyer nga mjaft grupmosha që kanë vizituar ambjentet e galerisë.
Cikli me 40 punime në guash i autorit (punime të gjitha të vitit 1996, në formatin 70 x 100 cm), qe erdhi si një krijimtari me vlerë unike në skenën artistike aktuale, si ndër më të rëndësishmet e periudhës gjermane të pasluftës së dytë botërore, ka tërhequr mjaft vëmëndjen e vizitorëve, të cilët drejt "Muzikës me origjinë të panjohur" të Sigmar Polke kanë shfaqur një interes mjaft të madh.
Raportin mes së vërtetës figurative dhe realitetit, artit dhe të përditshmes dhe vetë ngjyra në temë të veprës, janë elementët, të cilët përbëjnë ekpozitën që ndjell ende interes.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 22 shkurt 2015.
/k.m//a.ke/










