Muzikë për Halloween pas orës 20:00, gjobiten me nga 1 mln lekë 4 lokale, ndëshkohen dhe 607 qytetarë që nuk mbanin maskën

Pavarësisht shifrave të larta të të prekurve me COVID-19, qytetarët kanë festuar 'Halloween'-in, ku disa lokale kanë mbajtur muzikën ndezur edhe pas orës 20:00 dhe për pasojë policia ka ndëshkuar me nga 1 mln lekë 4 administratorë. Gjithashtu janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë edhe 607 qytetarë që nuk mbanin maskë në ambiente publike apo makina.

Gjatë kontrolleve të policisë 11 qytetarë nuk kanë dhënë mjet identifikimi në momentin që janë kapur pa maskë dhe për pasojë janë shoqëruar në komisariat për verifikim, ku pasi janë gjobitur me nga 3 mijë lekë janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit vijon apelin për mbajtjen e maskës dhe respektimit të protokolleve të sigurisë.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 01/11/2020 17:27

    Ne bllok e tiran e ere na lan pa gjum mbrem nga muzika ndersa policia kishte dal kontroll per maska nga pazari ri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës