Shkodra Jazz Festival vijon rrugëtimin ne edicionin e 12-te te tij. Organizatoret e këtij eventi unik ne Shqipëri, kanë prezantuar axhendën e këtij aktiviteti, që për një muaj do të bëjë muzikën jazz, kryefjale të qytetit.
‘Si gjithë vitet është munduar që të vazhdojë turin për ta çuar përtej qyteteve shqiptare do të kemi instrumentistë nga i gjithë Ballkani. Kemi nxënës që vijnë nga Italia dhe Bullgaria.’- tha drejtori i Shkodra Jazz, Florjan Jakaj.
Bardh Jakova, Paçalin Pavaci, dhe Markelian Kapidani, pjese e grupit te organizatoreve te Shkodra Jazz, kete vit vunë theksin në një tjetër krijese të Shkodra Jazz. Në Shkodër prej 5 vitesh ka marrë jetë Rrok Akademi, një akademi muzikë që mbledh ne Shkodër artistë nga i gjithë Ballkani.
‘Do bëjmë një javë ose 8 ditë masterclass fizarmonikë. Këto studentë që vijnë nga Ballkani do të njiheni edhe me njëri tjetrin.’- tha Bardh Jakova.
'Dëshira jonë më e madhe është me dhënë një dritë jeshile, një dritë jeshile për tan të rinjtë që vijnë për tan trevat shqiptare është komplet suprizë edhe festivali.’- u shpreh Peçalin Pavaci.
Festivali është një lloj kadence e cila bie me të njëjtat standarde ndërsa shkolla është diçka që është duke evoluar.’- tha Markeljan Kapidani.
Shkodra Jazz Festival lindi si nje enderr e lene ne mes nga artisti i njohur Rrok Jakaj, ëndërr qe sot vazhdon nga vëllai i tij Florian Jakaj, ndërkohë që Shkodra Jazz ka kryefjale një mesazh “Andrra Vazhdon”.