Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike. Policia ka ndaluar për kontroll shtetasin A.S, në vendin e quajtur “Kthesa e Fushë-Prezës”.
Gjatë kontrollit të mjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, së bashku me automjetin dhe dy aparat celular.
Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Kamzë, dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.