Më shumë vajza apo djem? Ky është raporti gjinor i lindjeve në vendin tonë

Më shumë vajza apo djem? Ky është raporti gjinor i lindjeve në vendin tonë

Në mbarë globin ka diferenca të raportit gjinorë në faza të ndryshme të jetës. Shqipëria u rendit ndër vendet me normë të lartë të djemve të lindur në raport me vajzat. Ky çekuilibër në popullatën e meshkujve dhe femravenë disa raste mund të gjurmohet që në lindje.

Në hartën më poshtë, të krijuar nga portali Our World in Data, shohim ndryshimet në raportin e gjinive gjatë lindjes në të gjithë botën. Ky raport i gjinisë përllogaritet si numri i lindjeve të meshkujve për çdo 100 lindje femra; vlera më e madhe se 100 tregon se ka më shumë djem sesa vajza të lindura atë vit. Shifra 108 e Shqipërisë, do të thotë që për vitin 2017 kishte 108 djem të lindur për çdo 100 bebe vajza.

Raporti gjinor i lindjeve është më i lartë në Shqipëri se sa ishte mesatarja botërore, ku sipas të dhënave tëOBSH dhe të përpunuara nga Our World  qëndron në nivele e 107 lindje të djemve për çdo 100 vajza tëlindura.

Në raport me vendet e rajonit, por edhe në Europë, Shqipëria ka një raport më të lartë. Kështu Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina ka një raport prej 106 djem të lindur për çdo 100 vajza të lindura. Ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, ky raport përllogaritet 105 djem të lindur për çdo 100 vajza.

Vendet ku raporti gjinor është më i lartë janë: Kina me 115 djem të lindur për çdo 100 lindje vajza, Azerbajxhani me një raport 113, India me 111, ndjekur nga Pakistani me 109.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vendet latine, raporti gjinor përllogaritet të jetë më i ulët, duke varjuar nga 103 deri në105 lindje të djemve për çdo 100 vajza të lindura. Ndërsa nëvendet e Bashkimit Europian ky raport luhatet midis vlerave 105 deri në 107 djem të lindura për çdo 100 vajza.

Një nga arsyet e diferencave gjinore në lindje, sikurse shpjegon Our World in Data, lidhet me abortin selektiv.  Në vende si Kina, India, Pakistani dhe Azerbajxhani, raporti tregon se kemi të bëjmë me praktikat e përzgjedhjes së lindjeve sipas gjinisë./Monitor/

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër