Ekonomia e vendit po sfidohet nga emigrimi dhe rënia e popullsisë. Në raportin e Bankës së Shqipërisë theksohet se duhet të merren masa pasi demografia rrezikon rritjen ekonomike dhe skemën e pensioneve. Raporti konfirmon shifrën e raportit të një viti më parë të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit që në tre dekada Shqipërisë i ka emigruar afro 40% e fuqisë punëtore.
Emigrimi, i shoqëruar me rënie të lindshmërisë dhe rritje të moshës mesatare nga viti në vit, po ushtron presion gjithnjë e më shumë mbi ekonominë shqiptare, dhe sinjalet janë që këto trende negative do të vijojnë. Në raportin e vitit 2025, Banka e Shqipërisë, e ngre si një nga shqetësimet kryesore të ekonomisë ‘sfidën demografike’
“Trendet e pafavorshme demografike mund të kufizojnë potencialin e rritjes, përmes tkurrjes së forcës së punës dhe presioneve mbi produktivitet, si dhe të dëmtojnë qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve dhe të reduktojnë hapësirat fiskale”, thuhet në raport.
Emigracioni kërkon përgjigje, duke filluar me reformimin e skemës së pensioneve e deri tek investimi në tregun e punës.
“Adresimi i këtyre sfidave kërkon politika të kujdesshme dhe reforma të mëtejshme strukturore. Emigracioni dhe ndryshimet demografike ndikojnë zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e një shoqërie, duke ushtruar presione në tregun e punës e, për rrjedhojë, edhe në vendimmarrjen e politikës monetare”, vlerëson Banka e Shqipërisë.
Shumë sektorë të ekonomisë po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, faktorë që sipas Bankës së Shqipërisë ka ndikuar edhe në rritjen e pagave, por përsëri kërkesa për punonjës është shumë më e lartë sesa oferta, pra punonjësit në dispozicion.
Banka thotë në raport se studimet e kryera tregojnë se Shqipërisë i ka emigruar afro 40% e fuqisë punëtore në tre dekadat e fundit. Aktualisht në vend janë 6500 vende të lira pune të shpallura, për profesione nga elementare deri te ato të kualifikuara.
-
Nuk eshte aspak e veshtire qe te dalesh ne konkluzione,mbeshtetur ne "studime",sikurse ka "konkluduar",ne raportin e saj Banka e Shqiperise ! POR,raportet dhe konkluzionet,tashme qe kemi kapercyer cerek'un shekullit qe jetojme,ose pothuaj 35 vite ne "sitemin e ri",duhen bere mbeshtetur ne STATISTIKA te rregullta dhe te besueshme ! Boll "konkluzione" me hamendesime ! Ku jane statistikat e rregjistrimit te popullsise,bere pak vite me pare ? "Hidhini" STATISTIKAT mbi "TAVOLINE" dhe jepini mundesine edhe publikut te gjykoje (se njerezit nuk jane injorante,por edhe Qeveria,Banka dhe Politika te argumentojne perfundimet qe nxjerrin dhe parashikimet qe bejne ! STATISTIKAT duhet drejtojne qeverisjen dhe politiken !! Rruga e Dibres
Përgjigju -
S'KA GJE TE NA RROJE UDHEHEQESI YNE......
Përgjigju -
Po sikur e ka bere Mbreti vendin parajse? Cne qe duan akoma te emigrojne shqiptaret?
Përgjigju-
Anijet 1991_1999 derguan 1 milion banore ne EU tani kemi bashkim familjar merr çupa nenén merr djali gjyshin Prandaj ka emigrant pasi pas 20 vjet po bashkojne familjen ! Nuk iken njeri per pasuri ikin per family, kané me shume familje emigrant sesa 2/3 kusherinj lodhur ne vend ! Pra Kane teorikisht 20-24 kusherinj jashte ne EU dhe Kane mbet 3-6 vet nga fisi ne R.Sh keshtu ikin bashkohen per bashkim familje ! Prandaj ka akoma flukse emigrante ! Sikur ne Shqipëri emigrant nga vende te tjera do sjellin familjen pas 20 viteve (2045) eshte normale kjo Pune
-
-
Nese cdo vit nga Amerika Jugut merren punonjes ne bujqesi dhe me turizem merr pamje moderne dhe rritet ekonomia
Përgjigju-
Ashtu eshte. Pse te jetosh ne Kolumbi kur e ke Kolumbine ne mes te Europes? Mjafton te mesosh pak shqip qe te merresh vesh me te fortet neper rruge.
-
-
Banka Shqiperise ka arritur nivel mediokriteti poshte nivelit mesatar kulturor te popullsise. Nje nga reformat e Qeverise duhet te jete me prioritet riformatimi i ekzekutivit te saj.
Përgjigju










Komente
Komento