Mënyra të zgjuara si të rregullojmë rrobat e prishura…

Mënyra të zgjuara si të rregullojmë rrobat e prishura…

Foto ilustruese

Zinxhirë të prishur, njollat ​​e make-upit,  shenjat e djersës ... Të gjitha këto kanë fuqinë për të dërguar rrobat e preferuara në kosh, por nuk ka pse të jetë kështu.

Ka shumë mënyra të zgjuara për ta shmangur këtë, pasi rrobat kanë nevojë për vëmenje dhe dashuri.

Sipas një raporti mbi mbeturinat e industrisë së rrobave, Mbretëria e Bashkuar dërgon 300 mijë ton rroba në plehra çdo vit.

Nëse kjo shifër ju trondit dhe jeni duke kërkuar të ‘ringjallni’ disa nga rrobat tuaja, mos kini frikë.

Ka shumë mënyra për të rikthyer rrobat në gjendjen e tyre më të mirë.

Për të hequr aromat

Provoni të njomni rrobën për 30 minuta në një lavaman të mbushur me ujë dhe 5 ose 6 lugë sodë buke.

Lajeni përsëri dhe lëreni të thahet në mënyrë natyrale.

Në rastet e ditëve me shi, ku këpucët do t;ju duhen përsëri të nesërmen, pasi t’i thani, mbushnini ato me gazeta për të ndihmuar në shpejtimin e procesit të tharjes.

Këmisha dhe fustane me njolla make-upi

Nëse veshja juaj është prej pambuku, gjithçka që ju duhet është ujë i oksigjenuar dhe ujë i gazuar, ku mund të aplikoni në vendin ku është dëmtuar.

 Zinxhirë të prishur

Veshjes suaj të preferuar iu prish zinxhiri?

Provoni t’i fërkoni të dyja anët e saj me vazelinë, sapun apo vaj ulliri dhe zbriteni gradualisht.

Shenjat e deodorantit

Njollat ​​e djersës në veshje janë vërtet të vështira për t’u hequr.

Ekspertët rekomandojnë që të shpëlani zonat e prekura në ujë të ftohtë ose të hidhni uthull të bardhë mbi to para çdo larjeje dhe t’I lani rrobat sa më shpejt të jetë e mundur pasi të jenë veshur.

Nëse keni lënë një çorap të kuq në rrobat  e bardha në lavatrice, nuk ka nevojë për panik.

Kur kjo ndodh zhytini rrobat e bardha në zbardhues për 15 minuta dhe sigurohuni që të vishni doreza.

Shpëlarje tërësisht dhe përsërisni derisa të gjitha ngjyrat të jenë hequr.

Këpucët kamosh

Nëse është baltë, atëherë sigurohuni që këpucët të jenë plotësisht të thata dhe më pas butësisht pastroni.

Ka shumë mbrojtës të kamoshit të disponueshëm nga supermarkete dhe pastrues të thatë, por sigurohuni që fillimisht ta provoni në një zonë të vogël që nuk duket që të mos lejë shenja.

Këpucët e njollosura nga uji

Nëse ju ka zënë shiu dhe jeni me çizme, shumë lehtë mund t’i pastroni me një leckë të njomë dhe ujë.

Rrobat e bardha kthehen në gri

Nëse këmishat tuaja të bardha janë duke u kthyer në gri, vendosni dozën maksimale të larësit të rrobave në temperaturën më të lartë.

Nëse kjo nuk funksionon, përpara se t’i fusni në makinën larëse duhet t’i lani paraprakisht.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025