Vodafone Albania prezanton lehtësinë më të re “My Web”, një shërbim i realizuar përmes një portali interneti të përshtatur dhe e aksesueshme në formatin “mobile” për të gjithë abonentët Vodafone që përdorin internetin në celularët apo aparatet e tyre smarphone. “My Web” aksesohet në shfletuesin e telefonit tuaj në adresën myweb.vodafone.al

Përmes “My Web” lundrimi në faqet më të përdorura të internetit dhe përdorimi motorat e kërkimit në internet bëhet fare i lehtë pasi faqja integron panelin mobil të kërkimit në Google, parashikimin e motit (mundësuar nga Accuweather), të rejat dhe ofertat më të fundit nga Vodafone, lidhjet me rrjetet sociale më të përdorura (Facebook, Twitter, Google+), Youtube, lajmet më të fundit etj.

My Web konsiderohet si çdo faqe tjetër interneti në celularin tuaj dhe aplikohen tarifat e navigimit në Internet sipas planit tuaj tarifor.
 
Duke vizituar myweb.vodafone.al nga aparatet tuaja celulare arrihet më shpejt në faqet më të përdorura të internetit.

(ad.ti/shqiptarja.com)