Myftiu i Shkodrës thirrje diplomacisë shqiptare: Riktheni fëmijët që janë në Siri, s'kanë faj për gabimet e prindërve

SHKODËR- Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i ka bërë thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë për të rikthyer në atdhe fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë. Duke marrë shkas nga rasti i Alvin Berishës, 11-vjeçar i që mbahet në kampet e ISIS në Siri, imam Muhamed Sytari, tha se ajo që ka ndodhur në Siri është një zullum i madh, të mashtruar nga propaganda false.

"Familjet e shqiptarëve të gënjyer apo të mashtruar nga propaganda false të atyre ditëve të kthehen një orë e më parë në vendin e tyre sepse nuk kanë faj fëmijët e tyre për gabimet e prindërve dhe normalisht diplomacia me të gjitha format duhet të interesohet dhe të luaj një rol vendimtar qofte edhe për kthimin e një fëmijë dhe çdo fëmijë, por edhe çdo shqiptar është i shenjtë për tokën tonë dhe ne si komunitet fetar i qëndrojmë thirrjeve tonë dhe nuk tërhiqemi as nuk e ndryshojmë thirrjen tone për asnjë arsye sepse është një thirrje e drejtë dhe ajo që ka ndodhur në Siri gjatë këtyre viteve është një zullum i madh të cilin nuk e kemi dëshiruar dhe nuk e pranojmë dhe nuk e pranon asnjë mendje e shëndoshe", tha Muhamed Sytari.

Ditën e djeshme në emisionin gazetarët e emisionit investigativ “Le Iene” publikuan historinë e 11-vjeçarit, Alvinit i cili mbahet në kampet e ISIS në Siri. Ai ka lindur në Itali, nëna e ka marrë 6-vjeç në 2014 dhe iku në Siri për t'iu bashkuar ISIS, ndërsa tani është 11-vjeç. Ajo ndodhej së bashku me bashkëshortin e ri, një xhihadist dhe tre fëmijët e saj. Gjatë bombardimeve ku humbi jetën nëna e tij djali është plagosur në këmbë.

Për këtë rast ka pasur një prononcim nga vetë kryeministri Edi Rama i cili tha se është e vështirë nxjerrja e tij dhe bashkimi me babanë, por ka një plan me partnerët për t'i larguar nga ato kampe.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 19/10/2019 12:45

    Njollezezat imame si puna e juaj iu kane mbush mendjen njerzve per ne Siri. Tani beni rrolin e te mirve. Faqja e zeze. Respekt per myslmanet shqiptare patriote qe s’i puthin b****n arabo-turqve.

    Përgjigju
    • al ta: 20/10/2019 10:20

      shum drejt ke fol....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'