Do të jetë ndryshe nga vitet e tjera Muaji i Shenjtë i Ramazanit në vitin 2020, i cili nis pas disa ditësh.

Xhamitë e mbyllura dhe distanca sociale, si masa të marra kundër përhapjes së koronavirus, do ta bëjnë ndryshe nga vitet e tjera atë.

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra thotë se kjo gjendje të kujton kohën kur komunizmi në Shqipëri mbylli të gjitha objektet fetare, por nuk ka vend për paralelizëm, pasi këtë herë mbyllja e objekteve fetare, vjen si nevojë jetike për të shpëtuar nga një armik I padukshëm.

Prej datës 13 mars që ka qenë e premtja e parë që nga momenti i karantinimit kanë kaluar 6 të premte, është një periudhë e trishtë, sidomos mbyllja e objekteve të kultit, për të gjitha fetë, pasi akoma në gjeneratat tona ka nga ata që mbajnë të freskët në memorie mbylljen e objekteve të kultit në vitet ’60, por nuk ka vend për paralelizëm, por ta kujton mosfuksionimi apo përgjumja, apo mbledhja në vetvete, izolimi i frymëmarrjes shqipërtore qoftë për kishat qoftë për xhamitë. Edhe pse po ndodh mos funksionimi i këtyre objekteve, përtej të trishtës, të gjithë bashkohemi në prevalimin e jetës,  mbi 40 ditë një karantinim i plotë. Megjithatë një komb frymon shpirtërisht, edhe pse janë këto objekte kulti që herë pas here kanë frymuar një popull të tërë, na kanë bërë që të jemi këto që jemi sot.” shprehet Gurra.

Ky i fundit, përshëndeti edhe masat e marra nga qeveria shqiptare në luftën kundër koronavirus duke falenderuar për punën e palodhur grupet e emergjencave, mjekët dhe gazetarët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:15
Në prag të nisjes së Ramazanit, Ylli Gurra kërkesë besimtarëve: Dhuroni, që të lehtësoni barrën e atyre që nuk kanë!

Në prag të nisjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka një kërkesë për të gjithë besimtarët muslimanë, që kanë vendosur të agjërojnë ose jo.

Gurra kërkon që kursimet që ato mund të grumbullojnë gjatë ditëve të agjërimit, të shkojnë për të lehtësuar borxhet e atyre që nuk kanë për t’I paguar ato.

Do t’i bëj thirrje të gjithë besimtarëve të përpiqen gjatë 30 ditëve të këtij muaji, kursimi i tyre të shkojë sado pak për të lehtësuar, po e them tekstualisht Jo pako ushqimore apo diçka e ngjashme, por për të lehtësuar barrën e borxheve që mund të ketë cdo qytetar i Shqipërisë në zonat rurale e urbane. Të përpiqemi që me pak para, kushdo të ndihmojmë, sepse problematikat financiare dhe pjesa e borxheve do të jetë gxha rënduese. Të lutemi dhe të mos harrojmë solidaritetin në këto ditë të pazakonta.” shprehet Gurra.

Ora 10:52
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Ylli Gurra: Të hapen xhamitë në vendet që nuk janë në 'zonën e kuqe'

Nga një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra kërkon që të hapen xhamitë në zonat që nuk kanë asnjë të infektuar nga koronavirus, së paku për lutjen e së premtes. Ai thotë se nuk do të përbënte rrezik nesë në këto zona, duke respektuar masat dhe distancimin social, të kryhej gradualisht lutja e së premtes në xhami, në një kohë kur nis dhe Muaji i Shenjtë i Ramazanit.

“Unë bëj thirrje të respektohet në detaje udhëzimi mjekësor, masat e marra nga qeveria shqiptare. Përjashtuar zonat që janë më të prekura, apeli im është që, thirrja e përzemërt e imja do të ishte që në xhamitë që nuk janë në zonën e kuqe, ( janë disa raste që falë Zotit nuk kanë asnjë rast të infektuarish) në këto zona me masa, ndoshta në qytete me më shumë kujdes, por fillimisht në qyteza e zona rurale me dezinfektim, maska e doreza, të falej, të kremtohej rituali i së premtes që janë gjithsej pesë të tilla gjatë Muajit Ramazan. Pastaj hap pas hapi, (nuk dua të lexohet si favorizim për muslimanët) por e bëj këtë thirrje të përzemërt dhe të sinqertë duke qenë se këto zona pas 40 ditësh janë pa të infektuar, duke respektuar masat që u thanë më sipër dhe me respektim të distancës brenda objekteve të kultit, për 30-35 minuta për ritualin e të premtes.” shprehet Gurra.