Murrizi në '45 Minuta': Duhet marrëveshje për të mirën e vendit, pas komisionerëve PD do humbasë elektoratin

Murrizi në '45 Minuta': Duhet marrëveshje për të mirën e vendit, pas komisionerëve PD do humbasë elektoratin

Nga studio e emisionit '45 Minuta' në Report Tv me gazetarin Denis Minga, nënkryetari i Kuvedit, Mylsim Murrzi foli për situatën politike në vend.

Ai deklaroi se për të mirën e shqiptarëve duhet një marrëveshje mes dy liderëve politikë Edi Rama dhe Lulzim Basha. Murrizi zbulon se marrëveshja e 17 Majit vijon të jetë akoma aktive për sa kohë, Avokati i popullit, një post i emëruar nga kjo marrëveshje vazhdon të jetë në detyrë.

Deputeti demokrat foli edhe për 'rrezikun' politik që i kanoset PD-së nga bojkoti politik, duke thënë se pas humbjes së komsionerëve dhe përjashtimit nga buxheti i shtetit, ajo do humbasë edhe mbështetjen e elektoratit i cili do rreshtohet krah PS për të ruajtur vendin e punës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
Murrizi në '45 Minuta': PD po humbet mbështetësit, nesër do thonë kemi stërgjyshin komunist vetëm për të ruajtur postin

Deputeti demokrat Myslim Murrizi deklaroi se me sjelljet e saj politike pas humbjes së komisionerëve dhe buxhetit të shtetit, PD rrezikon të humbasë edhe elektoratin.

"Siç humbi komisionerë dhe marrjen e buxhetit të shtetit, PD rrezikon të humbasë edhe elektorat. Këtu nuk vijnë të importuar njerëz me ide të reja. Programet janë bolshevike. të gjithë premtojnë për taksa të ulëta dhe rritje pagash. Njerëzit nuk brumosen me kampet e Dhërmiut. Nesër për të ruajtur vendin e punës të gjithë do shkojnë te PS. Ata do tentojnë të shkojnë drejt kandidatit të PS, do e shesin. Do thonë se kemi një stërgjysh komunist vetëm për të ruajtur postin e tij", tha Murrizi.

Ora 17:00
Murrizi në Report Tv: Duhet një marrëveshje që shqiptarët të mos prishin harmoninë për karriget e 30 vetave

Nga studio e Report Tv, deputeti demokrat Myslim Murrizi deklaroi se mes dy liderëve Edi Rama dhe Lulzim Basha duhet të nisë një marrëveshje për të mirën e shqiptarëve, pasi harmonia e një vend nuk mund të prishet për karriget e 30 vetave

"Së pari unë shpresoj që të gjendet mes letrës së shtatë dhe të tetë, një përqafim pa letër që shqiptarët të mos prishin harmoninë e tyre për karriget e 30 vetave. Politikanët shqiptarë mendojnë se kur dalin në opozitë tjetërsohen. Janë po ato njerëz. Nuk e di nëse ata kanë bërë operacion plastik në tru apo në shpirt për të shfaqur një qasje tjetër. Para qytetarëve shqiptarë ne dukemi të gjithë të pistë njëlloj. Qytetarët shqiptarë thonë se këta janë një tufë që bëjë sikur zihen", tha Murrizi.

Ora 16:25
Murrizi në Report Tv: Marrëveshja mes Ramës dhe Bashës vazhdon ende! As Romeo nuk i ka shkruar Zhuljetës 7 letra

Myslim Murrizi deklaroi në '45 Minuta' me gazetarin Denis Minga se marrëveshja e 17 majit vazhdon akoma përderisa avokati i popullit që u emërua si rezultat i kësaj marrëveshjeje, vazhdon të jetë në detyrë.

"Për mua marrëveshja e 17 majit nuk është prishur 100% se avokati i popullit qëndron akoma aty. Ishte pjesë e paketës së dytë. Askush nuk flet, as Rama, as Basha do të thotë që marrëveshja vazhdon. Unë mendoj se e vetmja gjë që i është shitur shqiptarëve është lufta e ashpër. Ata janë marrë vesh si dreqi, dhe i kanë bërë punët si kanë dashur. Sot ata komunikojnë. As Romeo nuk i ka shkruar Zhuljetës 7 letra. Duket si fejesë e prishur që duan ndërhyrës për t'i pajtuar se të dy e kanë qejf njëri tjetrin. Këtyre mos t'i duket vetja sikur po bëjnë ndonjë gjë të madhe me zgjedhjet vetëm se e ka provuar edhe PD në '96. Unë nuk shpresoj, por nëse nuk do ta shikojnë për të mirën edhe të tyren edhe të ardhmes politike, të shkojmë në një tragjedi të dytë. Këta mbasi të ikin nga postet do luajnë bashkë domino, me pasuri marramendëse", tha Murrizi.

Ora 16:08
Murrizi në '45 Minuta': Pas 29 vitesh post-komunizëm, zgjidhet një student dhjetori nënkryetar Kuvendi

Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi deklaroi në studion e Report Tv se është i pari në këtë post që nuk është favorizuar nga lidhje familjare për t'u zgjedhur në këtë post.

"Në 29 vite post-komunizëm zgjidhet nënkryetar kuvendi dikush që i takon opozitës. Të zgjedhurit e tjerë kanë qenë të favorizuar nga lidhjet familjare. Ishte bërë shumë e madhe që një student dhjetori është zgjedhur në atë post. Pamë edhe analistë me dy-tre analistë me dy tre emra që e komentuan këtë zgjedhje", tha Murrizi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja