TIRANE- Myslim Pasha ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, kolonel, profesor me gradën shkencore “Kandidat i shkencave” thotë se mungesa e një marrëveshje për kufirin tokësor e detar vjen dhe për shkak të pretendimeve të qarqeve politike greke.
 
Në një Intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” Prof. Myslim Pasha, Universiteti Politeknik Tiranë, deklaroi se pas mungesës së një marrëveshje për kufirin tokësor dhe atë detar me Greqinë qëndron ligji i luftës. Për të, ndaj lihet gjithçka në heshtje.
 
Zoti Pasha. Si e vlerësoni kërkesën e herëpashershme të palës greke që kërkojn marrëveshjen për kufirin detar, pavarësisht vendimit të Kushtetuese që e rrëzoi atë?
“Qёnia“ “KUFI” sikur tё kishte shpirt, ёshtё nё brendёsi tё kombit qё e ka njё origjinё dhe nё njё jetёgjatёsi qysh atёherё kur Kombi ёshtё ngjizur. Ne quajmё “qёnie”, dhe pse nuk ka frymё e shpirt, ёshtё truall apo Dhé ku bashkёsia e racёs arbёrore gjallon. Nuk e themi me pasion tё shtirur, por si njё thirrmё e tё gjitha breznive. Kёtu nё Ballkanin tonё trazimi dhe turbullimi vijon tё jetё i pranishёm sa i pёrket kufinjve. Shkaku tanimё e ka rrёnjёn tek tragjedia Arbёrore e copёtimit tё dhimbshёm tё trojeve tona, qё nё atё çast kur ish arrirё dhe pjekur kёrkimi i mёvetёsisё, nё fillim tё shekullit qё shkoi.

Dhe qё atёherё s’ka perёnduar dhe nuk do tё perёndojё, sepse ёshtё njё padrejtёsi e madhe nё kurriz tё njё kombi tё moçёm sa dhe vetë Ballkani. Deri tash njё lavjerrёs dramatik lёkundet nё kёtё Sijudhёse dhe nuk e gjen dot prehjen. Nuk dёshirojmё kurrё qё t’u bjemё tamtameve nacionaliste qё nuk shkojnё, por ama nuk mund tё tёrhiqemi prej dinjitetit kombёtar. Ripёrtypim ngjarje, luftra, kujtime eksodesh e spastrimesh etnike tragjikё e ato na trazojnё pёr tё kёrkuar me ngulm vetveten Kombëtariste. Megjithatё s’duam zjarrin e vetёtimat e konflikteve me fqinjёt.

Por nё marrёdhёniet me Greqinё sado qё njё tolerancё moderne ka mbёrritur dhe njё diplomaci e kohёs menaxhon situatat, duhet pranuar se matanё kёsaj strukture “show” ka diçka qё s’shkon dhe qё pёrherё lёshon shkёndija tё rrezikshme. Sapo ndodh qё politikanё apo qeveritarё tё lartё vijnё nё Shqipёri apo tanёt shkojnё tek fqinji, pyetjet e medies e tё gjithё opinionit shqiptar rrotullohen rreth çёshtjeve qё janё prapa “fasadёs” qё kanё hedhur rrёnjё e kanё ngecur dhe hera herёs ato pulsojnё. Kёshtu dhe çёshtja e kufinjve Tokёsore e Detarё. Kёto kufij dukeshin sikur ishin larg njeri me tjetrin por ndodhi se sapo u futёm nё gjeohapёsirёn detare, mbёrritёn tek thelbi dhe themeli i tragjedisё sё dikurshme, mbasi preken ndjesitё kombёtare tё kufijёve.
 
Kush ka qёnё pala e parё qё e ka kёrkuar ndarjen e kufijёve detarё?
Nё tё vёrtetё, tё dy palёt e kanё pasur si obligim qё pas ratifikimit tё Marrёveshjes sё Montego Bay-1982, nga Shqipёria (1994) e Greqia vjen kёrkesa e Ligjit tё sё Drejtёs Ndёrkombёtare Detare( LIGJI I DETIT) qё secili shtet nё fqinjёri, tё ndajё detin e pёrbashkёt. Me Italinё ky proces ka mbaruar mё herёt dhe me Greqinё filloi nё vitin 2009.
 
Deri kёtu duket se gjithçka shkoi normalisht apo jo...?
Nё udhё, pёr tё eksploruar rrjedhёn e ngjarjeve, ka diçka shumё interesante, tё cilёn unё do ta shprehja si njё farё ngazёllimi nga tё dy palёt. Pas ngritjes sё grupeve tё punёs negociatorё,  njё shpejtёsi po kёshtu ngazёllyese nё kёmbim delegacionesh dhe negociatash, duket se gjen vend me njё zell qё rrallё mund ta gjesh ndёr procedura tё njёjta, nё botё sepse çdo ndarje kufiri ka brenda “djallin” ashtu si çdo pronё, posedim, interes mbasi a’mund tё luhet e as tё bёhet pazar me Trojet Kombёtarё. Nё jo mё shumё se 6 muaj nxitimi, aty nga muaji prill 2009 vjen njё hartё greke qё ende nuk e dimё se nё cilat rrugё, hartё qё e kemi gjetur jo nё kushte zyrtare. Nё atё hartё ardhur nga shteti fqinj ёshtё situata e kufirit detar me koordinata, tё cilat po tё krahasohen, janё tё njёjta me ato qё u sollnё nё Paktin detar qё u rrёzua. Kjo na dёshmon se ka pasur njё pёrkim idesh mёnyrash, procesesh tё tё dy palёve ngazёllyese.
 
Kali i Drunjtё i Kufirit Detar u zbulua...?
Ju keni tё drejtё se ai nё fakt ishte njё kal Troje i ri qё solli koordinata tё mbrapshta tё Detit Jon, nё kurriz tё Detit Arbёror. Zbulimi ka qёnё rastёsor e i pabesueshёm, sepse ishte njё festё e vёrtetё, gati me fishekzarre. Pa u tharё boja. Me firma tё bukura, Basha-Bakojanis, me buzёqeshje, dhe poshtё ishte djalli.
Mёgjesi solli ekstremin tjetёr. Kjo histori tanimё ёshtё e njohur dhe ёshtё trajtuar gjerёsisht. Mirëpo ajo vazhdon.
 
Vizita e Z.Venizellos nё Shqipёri e trajtoi edhe mё gjerё kёtё problem, ç’pёrshtypje u ka lёnё!?
Vura re njё diplomaci tё kujdesshme tё zyrtarit tё lartё. Ai qetёsisht u mundua qё tё ishte sa mё i butё sa mё i ”nёndheshёm” nё pikёpamjet e tij, (Diplomacia askurrё nuk mund tё jetё e tejdukshme) tё cilat pёrgjatё kёsaj sjelljeje nuk dhanё asnjё pёrgjigje tё plotё: as pёr Ligjin e Luftёs, as pёr Paktin Detar tё Pёrmbysur, veçse ndaj çёshtjes Çame z.Venizellos u tregua konseguent deri nё njё shurdhёri fyese sa s’ka ku tё shkojё.

Prandaj as qё mund tё pёrfytyrohej se do tё thosh diçka se ”pse nuk ka njё marrёveshje pёr kufirin tokёsor...” çka lidhet me Ligjin e Luftёs. Le tё kuptohemi, butё e butё e plot tigani...por pёr kё? ”plot tigani?” Mendoj se ёshtё alarmante qё tё fshihet se aktualisht ne s’kemi njё Marrёveshje tё Plotё pёr Kufijtë Tokёsorё e Detarё. Nё favor tё kujt ёshtё ky absurd fqinjor? Kjo ёshtё shpёrfillje ndaj Shqipёrisё, kjo kuptohet lehtas. Edhe pse ne jemi nё NATO, se tash sapo kemi marrё Statusin pёr nё BE etj etj. Qeveria Berisha, pёr shkaqe qё ne nuk jemi nё gjendje t’i analizojmё, e fundosi dhe mё shumё dinjitetin kombёtar, nё njё Pakt  që dhe pse u rrёzua, nuk i dihen akoma rrёnjёt qё ende mbeten mister. Nё kёto kushte z.Venizellos, tё paktёn e pranoi se duhet tё ndahen kufijtё detarё. Ky ishte hap pozitiv, sepse Ministra tё Jashtёm tё mёparshёm tё Greqisё kishin artikuluar se Shqipёria duhet tё ratifikojё Marrёveshjen e kryer nё vitin 2009.
 
Ku i shihni ju inkonsekuencat e z Venizellos?
Sёpari ai pёrmendi marrёveshjen e vitit 1974 kur nuk pёrbёn asnjё vlerё, mbasi tё dy shtetet e kanё ratifikuar Marrёveshjen e MONTEGO_BAY 1982 e automatikisht nuk ka kufij detarё. Atёherё pse vallё Shtetari i lartё Athinas na çon ”nё monё e shkuar”, ose nuk e di e s’ka informacion ose ёshtё njё ”lojё diplomatike” shumё e rrezikshme, pёr ato qё mund tё ngjajnё mё vonё. Sёdyti z. Venizellos s’ishte i qartё lidhur me Hapёsirat Ekonomike Ekskluzive me ato qё ai i quajti ”Kontinentale” kur nё tё vёrtetё loja e ndarjes sё kufijёve, njё lojё e ndyrё nga pala jonё, ёshtё kryer duke i futur nё njё thes HEE dhe Detin Territorial. HEE ёshtё nё Ngushtesёn e Otrantos Strategjike, kurse DT ёshtё gjatё gjithё Kanalit tё Korfuzit, ku çdo shmangje nё ndarjen kufitare (12 m.d) ёshtё njёlloj sikur tё humbёsh hapёsirё Tokёsore.

Ja sa komplekse i ka bёrё Sali Berisha marrёdhёniet me Greqinё, sepse ai dhe vetёm ai i ka prishur ato edhe mё keq, mbasi Projekti i tij i Kompasit mekanik i turbulloi edhe mё shumё ndjesitё e kufijёve tanё me fqinjin. Sёtreti Z Venizellos, dha njё shёnjё shёmbёllyese tё mirё: atё ”qё ne kufijtё duhet t’i ndajmё ashtu si dhe me Italinё.” Pёrsёri kёtu ka njё trajtim diplomatik ekselent pёr synimet e tij, pёr interesat e shtetit tё tij, duke hedhur nё tavolinё, njё metodё e cila ”ёshtё pёrdorur me sukses ndёrmjet Italisё dhe Shqipёrisё”.

Shumё e rrafinuar, sёrish me ”Kal Troje”. Pse tё mos e pёrdorё? Kjo ёshtё beteja diplomatike, sa mё shumё tё fitosh, derisa pala tjetёr e pranon? Tё luash me ligjin e Detit. Dhe ja se si qёndron puna: Metoda qё ёshtё pёrdorur me Italinё ёshtё ajo e BRASLARGЁSISЁ–(ose mёnyra e Kompasit tё Berishёs!). Kjo metodё u pёrdor me sukses nga tё dy shtetet sepse dhe kushtet bregore Kontinentale ishin paralel tё pёrshtshёm pёr kёtё mёnyrё ndarjeje. Po kurrё s’mund tё pёrdoret midis Greqisё(tёrёsi ishujsh pёrballё) e Shqipёrisё(qё ёshtё Dhe i plotё Kontinental). Rekomendimi i z.Venizellos ёshtё hedhur tanimё sёrish nё tavolinё. A do ta pranojnё shqiptarёt. Pse duhet vallё, tё pёrgojohet Zyrtari helen kur ai sheh interesat e vendit tё tij.
 
Sa i përket asaj që shkoi, pra Paktit të Rrëzuar ç’përgjegjësi mban qeveria e Berishës?
Pala greke nuk mund të fajësohet. Këtë do ta thotë me siguri  historia e ndarjes detare. Të dy palët ishin në negociata të barabarta para ligjit të Detit. Ishin në një betejë diplomatike dhe do të luftonin secila për të fituar, e për të mos humbur nga kjo ndarje e një pasurie të pallogaritshme, por dhe jo më pak  të dinjitetit kombëtar. Nuk ka asnjë dëshmi që të tregojë se pala greke ka diktuar. Pranimi ka qënë i dypalshëm. Ndërkaq humbja u takoi shqiptarëve. Ndërsa të gjithë zyrtarët negociatorë vijojnë ende të vegjetojnë të lumtur. 
 
Si e konsideroni përcaktimin e z.Venizellos mbi politikën e intergruar detare?
Unë e ndjej shumë me vlerë deklaratën për një politikë të integruar detare e cila në epiqëndër ka Mesdheun... por nuk mund të konceptoj dot se kjo bazë e përbashkët përbëhet nga presidencat e njëpasnjëshme të Greqisë dhe Italisë. Mesdheu Jetësor nuk është vetëm i Greqisë dhe Italisë por i të gjithëve shteteve që lagen prej tij, pra kësilloj, ai nuk mund të jetë vetëm Mesdhe i Politikës së BE, por një gjeohapësirë që u përket ndarazi secilit shtet që ka zotërimin në të, në bazë të Ligjit të Detit dhe pastaj domosdo me gjithpërfshirjen Europiane. Është e njohur, tanimë, se të gjithë vendet e BE “pranojnë të drejtën ndërkombëtare mbi detin dhe Konventën e OKB-së mbi zbatimin e së drejtës...detare”, por hapat parësorë mbeten çështje teknike të së Drejtës Ndërkombëtare Detare që u takon shteteve fqinjë, që e kanë ratifikur Konventën e Montego Bay-UNCLOS-82, për t’i ndarë detet e tyre në fqinjësi dhe mirkuptim të ndërsjellët diplomatik.
 
A do tё ketё njё marrёveshje tё re?
Le tё jemi tё qartё dhe nё baraslargёsi me fqinjin jugor. Nёse marrёveshja e parё na tregon se pala greke ka fituar njё gjeohapёsirё tё madhe detare, kjo ka qёnё vetёm pёr aftёsnё e e negocimit themelor, e tё vendosur tё tyre, dhe pёr fajin e plotё kriminal tё palёs shqiptare e cila do tё japё llogari dikur.
Marrёveshja e re do tё jetё e vёshtirё. Por ajo qё na sjell ”njё ogur tё mirё ”ёshtё pranimi” se duhet tё ndajmё kufirin detar..” Kjo ёshtё kryefjalё e Venizellosit.
 
Po lidhur me kufirin Tokёsor...?
Dihet se nuk ka njё Marrёveshje tё tillё, midis dy shteteve. Kjo ёshtё mbartur nё kohё “e mbuluar e kapёrxyer” me pranime tё Protokollmarrёveshjes sё Piramidave...Kjo vijё na çon tek Ligji Grotesk i Luftёs dhe Kufiri Fantazmogorik i Vorioepirit...qё pretendohet nga Qarqe Greke qё sot janё edhe parti politike siç ёshtё Agimi i Artё. Ndёrkaq vetshpёrfillja jonё duket qartё. E themi kёtё “se a ka prapanicё ku tё rrijё...” qё Shqipёria tё mos ketё kufij. Shqiptarёt mund tё habiten, sigurisht. Ligjet e hartuara në kohën e komunizmit për kufijtë, përkatësisht në vitet 1970, 1976 dhe 1980 janë shfuqizuar në vitin 2001 duke bërë një ligj të ri që përcaktonte kufijtë tokësorë e detarë të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë në vitin 2008 parlamenti, me propozim të qeverisë, ka miratuar një ligj tjetër për menaxhimin e kufijve duke shfuqizuar të gjitha ligjet paraardhëse. “Kufiri shtetëror i RSH është i vendosur dhe rregullohet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi si dhe traktateve dypalëshe apo shumëpalëshe të lidhura me vendet e tjera”. Mё vonё nё vitin 2008, si me porosi dhe paramendim u  shfuqizua ligji i vjetër i kufijve. “Ligjet nr.8771, datë 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, nr.8772, datë 19.4.2001 “Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”.
 
Ligji i Brendshёm pёr Kufirin Detar ёshtё rikthyer apo jo?
E pra ёshtё rikthyer, nё njё absurditet tё vёrtetё mbasi ata kufij janё pёr Shqipёrinё dhe s’janё tё detyrueshёm pёr Greqinё e cila pas ratifikimit tё Marrёveshjes sё Montego-Bay-82 e konsideron kufirin tё pandarё. Pra sipas Ligjit tё Detit midis tё dy vendeve tona s’ka kufij detarё tё ndarё. E gjithё vija pёrmes Kanalit tё Korfuzit ka aq shumё probleme tё Detit Territorial, tё cilat u zbuluan gjatё Paktit tё parё, qё duan durim dhe mirkuptim e njohje tё situatёs sonё tё kufirit detar.
 
Cilat janë keshillat që ju i jepni qeverisë së re në kuadër të rinegocimit me palën greke, përsa i përket kësaj marrëveshjeje?
Sa herë kujtohem dhe përfshihem në meditime hartografike dhe gjeografike detare për këtë ngjarje, për herë e më shumë më shtohet konstatimi tërësor se sa poshtë qëndrojnë në mënyrë kriminale institute dhe qëndra studimore që rrojnë me paret e shqiptarëve e që gjallojnë pa mbajtur asnjë përgjegjësi, për fushën e studimeve të tyre detare, gjeografike, strategjike, të kufirit tokësor dhe detar, të së drejtës Ndërkombëtare Detare, Diplomatike etj. Ato qëndrojnë indiferente e gjer tash nuk kanë organizuar asnjë takim, asnjë tryezë studimore, asnjë Ëorkshop Kombëtar nisur nga që ndodhi me Paktin Detar.

Shteti në secilin hap që bën ka studimet e Institucioneve të tij. Në Shqipëri është një kohë rrënimi dhe mallkimi që do të ketë pasoja edhe më të rënda. Jo vetëm në fushën për të cilën po flasim, por këtu nuk ka studime që të paraprijnë hapat e ardhmërisë për: për Pronën, Planëzimin dhe Menaxhimin Urban, për Pyjet, për Turizmin bregetar apo Malor për Faunën, për Sistemet e Informacionit Gjeografik, për trashëgiminë kulturore kombëtare etj etj. Ja pra kush janë kanalet informativë studimorë që duhet të ketë Qeveria e Republikës së Re: Institucionet.

Shkrimi u publikua sot (20.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)