Myslimanët diskutojnë për
dhunën në familje si fenomen

Myslimanët diskutojnë për<br />dhunën në familje si fenomen
TIRANE - Myftinia e Tiranës në bashkëpunim me Grupin e të Drejtave të Njeriut (Human Rights Group), kanë organizuar një simpozium më 2 gusht 2013, për dhunën në familje. Pjesëmarrësit në emër të organizatorëve i përshëndeti Agron Hoxha, drejtor i Medias në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, i cili theksoi se “Dhuna në familje është një fenomen që lëkund vlerat e shoqërisë sonë.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit për 6-mujorin e parë të vitit 2013, në të gjithë vendin janë regjistruar 1200 raste të dhunës në familje”. Ylli Gurra, Myfti i Tiranës, në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve, tha se nuk duhet të mbetemi vetëm në nivel konstatimi të fenomenit por të analizohen shkaqet.

“Analizën mbi këtë fenomen duhet ta thellojmë edhe më shumë, për të kuptuar se pse ndodhin në shoqërinë tonë, e cila më parë nuk i ka pasur në këto përmasa, e as me këto shifra të frikshme krimin dhe dhunën brenda familjes”, - ka thënë myftiu i Tiranës, Gurra. Ndërsa Elsa Ballauri e të drejtave të njeriut theksoi se dhuna në të gjitha format e saj është një ndër problemet më shqetësuese me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.04.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën