Katedralja nacionale në Washington të premtën do të hapë dyert për besimtarët myslimanë për të kryer lutjen javore, namazin e xhumasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat amerikane shkruajnë se këtë të premte Katedralja në Washington do të jetë e mbushur me tinguj të lutjeve të besimtarëve myslimanë, sikurse thonë, një moment historik për dialog dhe bashkjetesë paqësore të anëtarëve të feve të ndryshme.
Jo vetëm Myslimanët por edhe anëtarët e religjioneve të tjera më parë kanë marrë pjesë në tubime ndërfetare krishtere në katedralën e përmendur e cila i përket Kishës episkopale, (Kisha Anglikane).
Megjithatë, kjo është hera e parë që myslimanët në Amerikë janë të ftuar për të kryer lutjën e tyre javore në brenda katedralës në të cilën mbahen aktivitete shumë të rëndësishme siç është funerali i presidentëve, por edhe lutjet tjera fetare.
Ambasadori i Afrikës së Jugut në Shtetet e Bashkuara, Ebrahim Rasool, është njëri prej atyre që ndihmuan në organizimin e kësaj ngjarjeje të pazakontë, person i cili do të mbajë edhe predikim gjatë lutjes së besimtarëve myslimanë.
"Kjo është një dëshmi e madhe e solidaritetit e të krishterëve ndaj myslimanëve feja e të cilëve gjithnjë e më shumë është shënjestër të sulmeve, por edhe ndaj të krishterëve të cilët gjithnjë e më shumë përballën me kërcenime të egzistencës së tyre në vendet të tilla si Lindja e Mesme", ka thënë Rasool.
Ideja për organizimin e kësaj ngjarjeje erdhi pas bisedimeve të ambasadorit Rasool me udhëheqësën e liturgjisë së Katedrales në Washington Gina Gilland Campbell.
Gjatë vizitës së tij në katedralë, Rasool theksoi se gdhendjet e zbukuruara brenda katedralës, harqe, por edhe korridori i gjatë qëndror ngjajnë me ato të një xhamie antike.
"Ajo që më la përshtypje është që ai, duke e shikuar këtë shënjtore, ka parë xhaminë. Ishte një çast me të vërtet mbresëlënës. Kjo domethënë se ne mund të qëndrojmë në të njëjtin vend, në të njëjtin objekt, por megjithatë të shohim traditat tona fetare", ka thënë Campbell.
Ajo theksoi se tani është koha e duhur për "zërat e moderimit dhe të arsyes" në gjitha tubime që të tregojnë "fuqinë unifikuese të lutjës". Ajo gjithashtu konsideron se iniciativa të tilla mund të kontribuojnënë bashkëpunimin e fuqishëm ndërfetar.
Ambasadori Rasool beson se kjo ngjarje është e rëndësisë së madhe, sepse, siç thotë ai, sot të gjitha religjionet janë nën presion të madh dhe në shënjestër të manipulimeve të ndryshme.
Xhumaja në katedrale do të mbështetet edhe nga disa organizata muslimane në SHBA, duke përfshirë edhe Këshillin e Marrëdhënjeve Amerikano-Islame (CAIR), ndërkohë që kjo ngjarje do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e internetit të katedrales.
Nga ana tjetër një pjesë e katedrales do të largohen karriget në mënyrë që të shtrohen tapetet dhe kështu ambienti do t'i përshtatet besimtarëve myslimanë.
Burrat dhe gratë do të jenë të ndarë në hapësira të faljes, ashtu siç kërkohet sipas rregullave islame, ndërsa në një pjesë të katedralës do të vendosen karrige për besimtarët e moshuar të cilët i kryejn lutjet e tyrer ulur, shkruan Anadolu Agency (AA).
Marrë nga//Anadolu Agency
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com