TIRANE- Forumi Mysliman dhe Lidhja e Hoxhallarëve të Shqiptarëve protestuan sot para Galerisë së Arteve kundër homoseksualizmit. Me sloganin "pro jetës, pro familjes, pro moralit" ata u bënë thirrje mbështetësve të tyre që gjatë ditës së sotme t'i bashkohen këtij marshimi për t'u shprehur kështu pro familjes dhe vlerave islame. Protestuesit myslimanë lëshuan thirrje si "stop degjenerimit", "pro moralit" dhe "Stop devijimit, pro familjes".
“Për fat të keq, mbas viteve 90 ka filluar një shthurrje e cila neve shpresojmë ta ndalojmë me kontributin e gjithë shoqërisë”, tha Fisnik Kruja, kryetar i Federatës së Myslimanëve.
“Allahu ka krijuar dy gjini: femër, mashkull… kjo është e gjitha… që shoqëria të eci përpara. Po të mos ishin këto, njerëzia nuk do të rritej”, deklaroi një besimtare që morri pjesë në protestë. Përsa i përket mbështetjes që ambasadorët e huaj në Shqipëri i kanë dhënë komunitetit LGBT, ajo pohoi se është një influencim i shoqatave të ndryshme: “Më shumë punë bëjnë shoqatat. Shoqatat mund të shohin interesin e tyre”.
Ndërsa një tjetër pjesëmarrës në protestë tha se “hqiptarët në asnjë mënyrë, në asnjë kohë dhe asnjë moment, nuk do të pranojnë që t’u serviren vlera, ose anti vlera me emrin e vlerave, të amballazhura, nga cilado anë qofshin ato. Shqiptarët e kanë alternativën e vet: ajo është familja”.
(sg/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

SONDAZH - Jendi dakort me ambasadorin holandez?