Myslimanët festojnë sot fundin e Ramazanit mes thirrjeve për vigjilencë për të shmangur një rikthim të pandemisë, ndërsa Europa vazhdon të lehtësojë kufizimet duke lejuar, ashtu si në Francë, rifillimin e shërbimeve fetare.
Në Afganistan, talebanët kanë krijuar të papriturën duke propozuar një armëpushim treditor me rastin e festës së Fiter Bajramit, që presidenti Ashraf Ghani e pranoi menjëherë.
Disa vende si Egjipti, Iraku, Turqia apo Siria kanë ndaluar faljet kolektive. Arabia Saudite, ku ndodhen dhe vendet më të shenjta të islamit, ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme për pesë ditë që prej të shtunës.
Irani, që është vendi më i prekur më shumë nga epidemia Lindjen e Afërt dhe në Lindjen e Mesme, u ka bërë thirrje qytetarëve të tij të shmangin udhëtimet gjatë Fiter Bajramit, që do të zhvillohet të hënën në këtë vend me shumicë shiite, ashtu si për komunitetin shiit irakian.









Komente
Komento