Myslym Pashaj: Ne lozim
domino, ata ‘shesin’ detin

Myslym Pashaj: Ne lozim <br />domino, ata ‘shesin’ detin
Kundërshtari publik dhe me argumente teknike të marrëveshjes së 2009, Profesori Myslim Pasha, mjeshtër kërkimesh dhe kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura ka reaguar pas publikimit të urdhrit të fshehtë që kryeministri Berisha dha më 4 korrik të vitit 2011.

 Gjatë një interviste për gazetën "Shqiptarja.com", Pashaj ka pohuar se marrëveshja për detin mes Greqisë dhe Shqipërisë është e gatshme. Sipas tij, do të jetë po e njëjta marrëveshje, ajo e vitit 2009, që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu Pashaj ka hedhur dritë edhe mbi faktin se "edhe pse ka nisur punën grupi i ekspertëve, ende nuk është marrë plotfuqishmëria e Presidentit të Republikës". Për këtë fakt, marrëveshja është rrëzuar edhe nga gjykata. Pashaj ka bërë edhe akuza politike ndaj kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij.

" Kurse ne shqyrtojmë, lozim domino, e kukamsheftas, "e gjeti s'e gjeti", "e lagu s'e lagu" dhe pastaj ndër terma të mëdhenj "ndërinstitucionalë" i japin ndonjë shtymë opinionit, se me të vërtetë në këtë botë të mashtrimit "e paskemi marrë seriozisht. Shqiptarët duhet ta dinë se janë sërish në lojën e gënjeshtrave të Berishës, secili urdhër që jepet me shkrim apo me gojë, me gjeste, apo në heshtje, është pjesë e kësaj lojës që përkthehet, se Qeveria e Republikës së Kapur nuk ka tejdukshmëri ndaj popullit të saj, se po ta ketë një të tillë, atëhere do të shikohet se sa e plehërosur është ajo" - deklaroi Pashaj.
Intervisten e plote mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt