Pas kryetarës së bashkisë Shkodër, Voltana Ademi edhe kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kjo letër vjen si përgjigje pas kërkesës së KQZ-së, për zbatimin e Kodit Zgjedhor.

Sipas tij Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk mund të gjykojë Dekretin e Presidentit.

"Zbatimi I Dekretit nr.11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga ana e qeverisjes vendore Bashkia Kamëz, është një detyrim ligjor dhe aq më tepër kushtetues."- shkruan Mziu.

Ndërkaq, ai e përmbyll letrën duke thënë, se do vazhdojë të ndjekë me rigorozitet dekretin e presidentit Ilir Meta.