Mziu me kuksianët: Edi Rama
ndëshkoi Kamzën se votoi djathtas

Mziu me kuksianët: Edi Rama<br />ndëshkoi Kamzën se votoi djathtas
Kandidati i djathtë për Bashkinë e Kamzëz Xhelal Mziu ka deklaruar se këto zgjedhje do të shënojnë humbjen më të thellë të të majtëve në Kamëz në 25 vite.
Deklarata është bërë gjatë një takimi me banorë të komunitetit Kuksian në Kamëz dhe Paskuqan,ku morën pjesë edhe ish-ministri i Bujqësisë dhe i deleguari i PD-së në Kamëz dhe Paskuqan z. Jemin Gjana, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z. Asllan Dogjani, të cilët kanë kërkuar mbështetje të Kuksianëve për Xhelal Mziun.

Mziu tha se Kamza dhe Kukësi nuk kanë kundërshtar as Hasanin, as Gjicin, por kundërshtari i Kukësit dhe i Kamzës është Edi Rama.

 “Jam i sigurt që ne së bashku do ta thellojmë fitoren e vitit 2013. 7800 vota kishim në vitin 2013 më shumë së kundërshtari dhe do ta thellojmë këtë fitore, sepse kemi punuar këto vite, ku veprat flasin vetë dhe Kamza ka ndryshuar, si ky pallat kulture i mrekullueshëm i Kamzës, Bulevardi Blu, shkolla “Halit Coka”, rrugët “Muharrem Bajraktari”, “Bushtrica”,  “Kukësi” e shumë rrugë të tjera, të cilat e kanë zbukuruar qytetin e Kamzës. Besojmë fitore të thellë”, tha Mziu.

Sipas Mziu Rama është hakmarrë ndaj Kamzës në rastin e energjisë elektrike dhe bllokimit të ndërtimeve, vetëm sepse Kamza votoi djathtas.

“Asnjë vend tjetër përveçse Kamzës, përveçse Paskuqanit, përveç Kukësit, ku është hidrocentrali nuk ka njohur këtë represion. Por ndoshta kjo qeveri kriminale, si askush tjetër në këto 25 vite, hakmerret ndaj Kukësit, hakmerret ndaj Kamzës dhe jam i sigurt që në këto dy bashki do të njohë humbjen më të thellë në këto 25 vite demokraci”, shtoi Mziu.

Sipas tij, sfidë kryesore e çdo kamzaliu, e çdo kuksiani, e secilit banor të këtij qyteti ngelet punësimi. 
mziu

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI