Mziu 'përvesh' mëngët: Në qarkun e Dibrës marrim 4 mandate, do jem barrikadë kundër vjedhjes së votës

Pas caktimit si drejtues politik i PD-së në  Dibër, Xhelal Mziu ka nisur takimet elektoral, ku ditën e sotme është takuar me strukturat drejtuese në Bulqizë. Mziu shprehet i bindur se PD do të marra 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, nga 5 deputetë që nxjerr gjithësej qarku i Dibrës, ndërsa thekson se do të thyej rekordet e viteve të tjera duke mbledhur sa më shumë vota për Partinë Demokratike.   

Duke projektuar Lulzim Bashën si kryeministër të ardhshëm të vendit, Mziu madje tha se ai vetë por edhe strukturat drejtuese të Bulqizës dhe gjithë qarkut të Dibër do të jenë barrikadë që të mos lejojnë vjedhjen e votës apo intimidimet e qytetarëve përmes ‘të fortëve’.

“Është një detyrë dhe sfidë e rëndësishme por që jam i bindur për ta kaluar dhe për të thyer çdo rekord të Bulqizës dhe qarkut në raport me vitet e tjera. Strukturat drejtuese të Bulqizës janë në nivel mjaft të kënaqur, por përveç strukturës kemi një aleat mjaft të rëndësishëm , janë kryetarët e Bulqizës, të cilët për shkak të pakënaqësive ato mezi presin datën 25 prill. Do të përballojmë çdo lloj sfide që qeveria ka përdorur në këto 8 vite si blerja e votës apo instrumentin e të fortëve, nuk kanë asnjë lloj shansi për tu përballur, dhe unë do të jem i pari barrikadë bashkë më strukturën dhe njerëzit që votën e quajmë të shenjtë. Më 24 prill do të kemi jo vetëm 4 deputetë por që më 25 prill të kemi një fitore në gjithë Shqipërinë dhe të kemi një qeveri solide të kryeministrit Lulzim Basha”, tha Mziu.

Më 18 janar kryedemokrati Basha caktoi Xhelal Mziun si drejtuesin politik të qarkut të Dibrës. Kjo lëvizje e Lulzim Bashës konfirmon jo vetëm strategjinë e tij për riciklimin e personazheve simbol të pushtetit të Sali Berishës, pasigurinë dhe falsitetin e rinovimit të partisë me figura të reja, por rrëzon në të njëjtën kohë kauzën kryesore të opozitës, atë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Xhelal Mizu është një ndër protagonistët e dosjes së bujshme 184, ku nga përgjimet doli në  pah doli edhe veprimtaria e paligjshme e Xhelal Mziut dhe Flamur Nokës në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës. Xhelal Mziu, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Kamzës, kishte mobilizuar autobusët për të dërguar votues nga Kamza, me qëllim për të votuar për kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 22/01/2021 18:12

    Doli Pula qaf rrjepme te kakarisi ne maje te plehut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani