Pas zgjedhjes së Mark Markut në Lezhë, Partia Demokratike ka zyrtarizuar dhe dy emra të tjerë si drejtues politik në qarkun e Korçës dhe të Dibrës.
Lulzim Basha ka vendosur nënkryetarin e PD-së Edmond Spahon si drejtues politikë në qarkun e Korçës dhe Xhelal Mziun në qarkun e Dibrës.
Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se Xhelal Mziu ka filluar takimet elektorale në Dibër. Me këto dy emra, PD ka zyrtarizuar drejtuesit politik në 8 qarqe të vendit.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, u zyrtarizua dhe pedagogu Mark Marku si drejtues politik në qytetin e Lezhës. Ky vendim ka ardhur pas një takimi që Basha pati me Markun ditën e shtunë në Selinë e PD-së.
Përkundrejt saj, socialistët tashmë kanë muaj që kanë përcaktuar ekipin që do të drejtojë 12 qarqet, duke nisur herët punën në bazë për zgjedhjet e 25 prillit. Por koha e përcaktimit të udhëheqësit të fushatës, nuk është i vetmi ndryshim që haset mes dy forcave më të mëdha politike në vend.
Nga 8 drejtues politik që PD ka zyrtarizuar deri më tani, nuk vihet re asnjë emër gruaje, ndërkohë që socialistët i ka besuar në 3 Qarqe grave, Dibrën Olta Xhaçkës, Lezhën, Lindita Nikollës dhe Tiranën, Elisa Spiropalit, e cila e bashkëdrejton së bashku me kryebashkiakun Veliaj dhe deputetin Ervin Bushati.
Demokratët janë ende pa dikë në krye të fushatës në Tiranë, Kukës, Gjirokastër e Berat, ndërsa më herët kanë prezantuar Helidon Bushatin në Shkodër, Bujar Leskajn në Vlorë, Gazment Bardhin në Elbasan, Edi Palokën në Durrës, Enkelejd Alibeajn në Fier.
Komente












Po kete manjakun seksual te bashkise Kamze gjetet per ne Diber or te uruar, tani e keni te kapme,
PërgjigjuManjak por edhe majmun