Vendi ynë po përndiqet nga një fat i keq me helikopterët e ushtrisë. Përveçse zhurmës mediatike për kontratat e stërfryra, po vihet në pikëpyetje edhe siguria e mjeteve ajrore.  
 
Në korrik 2012, një Helikopter “Cougar” i kompanisë “Eurocopter” i destinuar për ushtrinë shqiptare është rrëzuar në Alpet franceze, duke shkaktuar vdekjen e 6 anëtarëve të ekuipazhit.
 
Avioni ishte modeli para-ardhes i helikopterit që u rrezua sot në Liqenin e Shkodrës. Helikopteri “Cougar” i kompanisë së aviacionit “Eurocopter” ishte destinuar për ushtrinë shqiptare. Aksidenti i tij ndodhi me 6 teknikë e pilotë në bord qe humben jetën teksa testonin avionin para se t'i dorëzohej Shqipërisë.
 
Helikopteri parashikohej të përdorej nga ushtria për transportimin e personaliteteve por dhe për nevoja të tjera të ushtrisë. Ndërkohë, një tjetër helikopter “Eurocopter", u rrëzua sot në Liqenin e Shkodrës, duke i marrë jetën 2 pilotëve shqiptarë. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com